
GANA- Trupi i pajetë i futbillistit të Egnatias, Raphael Dwamena mbërriti në Ganë mbrëmjen e së premtes nga Shqipëria. Trupi i Dwamenas u prit nga familja e tij në Akra të premten vonë natën në Aeroportin Ndërkombëtar Kotoka. Ndërkohë në shenjë respekti për Dwamena, u mbajt një minutë heshtje përpara fitores 1-0 të Ganës kundër Madagaskarit në një ndeshje miqësore të premten.
Raphael Dwamena pësoi atak kardiak në fushën e blertë gjatë ndeshjes kundër Partizanit në stadiumin e Rrogozhinës. Autor i 8 ndeshjeve dhe 2 golave me kombëtaren afrikane, një lojtar për të cilin, zviceranët e Zuri paguan 600 mijë euro për ta blerë nga austriakët e Austria Lustenau në janarin e vitit 2017, u nda nga jeta ditën e djeshme 10 nëntor. Vdekja e Dwamena-s u konfimua nga mjekët e spitalit të Kavajës, ndërsa autoritetet shqiptare kanë nisur hetimet për të zbardhur nëse ka pasur apo jo neglizhencë nga institucionet e vendit tonë, që në janar të këtij viti, vendosën firmosjen e kontratës me futbollistin./Zëri.ai