Më shumë

Vranësira dhe ulje temperaturash, si do të jetë moti sot

Por parashikohet që pjesa e dytë e ditës t’i bëjë gradualisht më të dukshme vranësirat, të cilat do të shfaqen edhe në qytetet e zonës së ulët.

I.F
Vranësira dhe ulje temperaturash, si do të jetë moti sot
MOTI SOT

TIRANË- Vendi ynë në orët e para të ditës parashikohet të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me diell në pothuajse të gjithë territorin, ku vranësira të lehta pritet të ketë vetëm në zonat e thella malore. Por parashikohet që pjesa e dytë e ditës t’i bëjë gradualisht më të dukshme vranësirat, të cilat do të shfaqen edhe në qytetet e zonës së ulët.

Ndërsa vija bregdetare në pjesën më të madhe të saj do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve. Mbrëmja dhe nata vonë i zhvendosin gradualisht vranësirat drejt shtrirjes Lindore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera minimale deri në 27°C maksimalja në rang territori.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 40 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB