Aktualitet

Ndryshime për udhëtarët në pikën kufitare të Qafë Botës, pala greke rikthen orarin dimëror

Ndryshimi prek udhëtarët dhe automjetet që përdorin këtë pikë për të kaluar kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë, në të dyja drejtimet.

F.I
Ndryshime për udhëtarët në pikën kufitare të
foto ilustruese

QAFË-BOTË-Pika kufitare e Qafë Botës do të funksionojë nga ora 07:00 deri në 21:00 me orën e Shqipërisë, pas rikthimit të orarit dimëror nga pala greke. Me orën e Greqisë, shërbimi do të ofrohet nga ora 08:00 deri në 22:00. Ndryshimi prek udhëtarët dhe automjetet që përdorin këtë pikë për të kaluar kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë, në të dyja drejtimet.

Koha e funksionimit reduktohet me katër orë në ditë: hapja bëhet dy orë më vonë dhe mbyllja dy orë më herët krahasuar me orarin veror.

Në muajin maj orari ishte zgjeruar nga 05:00 deri në 23:00 me orën shqiptare, ose nga 06:00 deri në 24:00 me orën greke. Zgjatja ishte njoftuar në prag të rritjes së lëvizjeve gjatë verës.  

MOS HUMB