Politikë

Vendoret 2027 në 'tryezë'! Begaj pret sot partitë për datën, opozita bojkoton takimin

Presidenti Bajram Begaj do të zhvillojë këtë të premte konsultimet me përfaqësuesit e partive politike për përcaktimin e datës së zgjedhjeve vendore të vitit 2027, ku PS dhe PSD i janë përgjigjur pozitivisht ftesën, ndërsa partitë opozitare e kanë bojkotuar.

zh.ll
Vendoret 2027 në 'tryezë'! Begaj pret sot partitë
bajram begaj

TIRANË- Presidenti Bajram Begaj do të zhvillojë sot konsultimet me përfaqësuesit e partive politike për përcaktimin e datës së zgjedhjeve vendore të vitit 2027.

Në orën 09:00, Begaj do të presë në takim përfaqësuesit e Partisë Socialiste. Ndërsa në orën 11:00, takim me Presidentin për datën e zgjedhjeve, do të zhvillojnë edhe përfaqësues të Partisë Social-Demokrate të drejtuar nga Tom Doshi.

Ndërkohë, Partia Demokratike e refuzoi publikisht ftesën e Begat për konsultime me subjektet politike për datën e zgjedhjeve. Pas publikimit të ftesës së Begat, kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi e quajti nisjen e konsultimeve teatër. Gjithashtu, Partia e Lirisë, Partia Mundësia, Lëvizja Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë kanë bërë të ditur se nuk do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së kreut të shtetit

Afati i fundit që presidenti të dekretojë datën e zgjedhjeve është 6 nëntori. Sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor, zgjedhjet duhet të zhvillohen në një nga të dielat e periudhës 15 prill - 15 maj. Megjithatë, data përfundimtare do të përcaktohet pas konsultimeve me partitë politike.

Zgjedhjet 2027 janë për zgjedhjen e përfaqësuesve të pushtetit vendor në Shqipëri, ku qytetarët do të votojnë kryetarët e bashkive dhe këshillat bashkiakë në të gjithë vendin. /ZËRI

MOS HUMB