
TIRANË- Rikthimi i Egla Cenos në shtëpi, pas përjashtimit nga loja, nuk ka sjellë asgjë të re në sjelljen e aktores. Ajo vazhdon të jetë e vrazhdë në komunikimin e saj me banorët e tjerë, dhe këtë herë viktimë e saj ka qenë Françeska. Egla e ka etiketuar kundërshtaren e saj në lojë si një palluqe, që ka nevojë të shkojë për edukim te murgesat.
Pjesë nga debati:
Egla: Ky nuk është spektakli i miseve, çfarë misi mund të jesh ti, ti je misër maksimumi, ndonjë popcorn, palluqe je ti o zemra ime. Dridhe njëherë se ti e dredh bukur. Nuk do ti që të jesh shoqja ime? Ti ua hypën modeleve, ti je pa respekt. Të ishe fëmija im, do të çoja te murgeshat, që të merrje pak edukatë, të ishe fëmija im… E di çfarë je ti zemra ime, ti je gjynof.
Françeska: Çfarë jam unë?
Egla: Sytë që të pëlcasin ty.
Françeska: A je rob? Ti je një loser.
Egla: Ti je embrion, nuk je krijuar akoma
Françeska: E gjithë jeta jote është Big Brotheri, kaq kisha.
Egla: Të isha unë nëna jote, do të kisha çuar pikërisht atje, shfleto librat edhe lexo.
Françeska: E gjithë familja ime është shumë krenare për mua