Qytetërim

A ka krizë në raportin me Argjirën? Graciano: Nuk dua ta prek shumë

Graciano është shfaqur i prekur teksa ka folur për partneren e tij

E.K
A ka krizë në raportin me Argjirën? Graciano: Nuk dua ta prek
Argjira dhe Graciano

TIRANË- Pak kohë më parë Graciano Tagani u rikthye sërish në Big Brother, edhe pse ishte eleminuar njëherë përmes votave të publikut.

Gjatë qëndrimit të tij muajve të kaluar në shtëpi, ai pati një mbështetje të madhe prej partneres së tij, Argjirës.

Mirëpo tani që është përsëri pjesë e formatit nuk kemi parë asnjë postim mbështetës prej Argjirës për Gracianon, por as ky i fundit nuk e ka përmendur asnjëherë atë deri ditën e djeshme.

Kjo gjë ngriti shumë dyshime teksa të gjithë aludonin për një krisje në marrëdhënien e dyshes.

Teksa qëndronte me një pjesë të banorëve, Graciano ka folur mbrëmjen e djeshme lidhur me marrëdhënien që ka me Argjirën duke thënë se ajo është gjithçka në jetën e tij. Megjithatë Graciano, u tregua pak i rezervua për të dhënë detaje të mëtejshme mbi raportin e tyre.

‘S’jam martuar. Jemi njohur përpara 6 vitesh, edhe kaq… Nuk dua ta prek shumë por di të të them vetëm kaq, për mua është një nga gjërat më të rëndësishme në jetë dhe më ka ndryshuar jeta. Jemi gjithçka!’ u shpreh Graciano i prekur. /ZËRI

Poll

MOS HUMB