Opinione

Lloji i MakeUp-it alias Tualetit!

Meri Lika
Lloji i MakeUp-it alias Tualetit!
Meri Lika

Kam lexuar se ka disa lloje makeup-i (ose thënë shqip lloje tualeti), profesional, social, dite, nate, për nuse, për modë, ceremonie, fantazie etj etj. Pra një njeri sipas rastit mund të përdor secilin nga llojet e makeup-it për të ndryshuar për mirë pamjen e tij. Bazuar tek tualeti pamja e njeriut mund të ndryshojë dhe të tjerët jashtë ta shohin për çdo herë të ndryshëm, herë serioz, herë të qeshur, herë me Hënë e herë me Diell, herë ceremonial e herë fantastik, por kur kthehet në shtëpi ai fshin tualetin dhe në pasqyrë shikon fytyrën e tij të vërtetë.

Njëjtë është edhe për qeverinë e re të Ramës. Që prej vitit 2013 kur erdhi në pushtet, Rama na ka shfaqur me qindra pamje qeveria të tualetosur, fillimisht na u shfaq si një qeveri me tualet profesional, pastaj me tualet social, evoloi në qeveri me tualet dite, pastaj nate, më vonë me tualet për nuse, ceremonie dhe dje u mundua të na shfaqte një qeveri me tualet fantazie.

Tualeti i fantazisë është ai që krijon ndryshim rrënjësor të pamjes, tualeti që përdor më shumë kinemaja dhe teatri për ta bërë më të plotë futjen në rol të aktorit. Por, edhe pse u përpoq shumë, tualeti i djeshëm i Ramës është më i keqi deri më sot, sepse nuk dha as pamjen e fantazisë e as nuk i shërbeu rolit të cilin ai donte të luante.

Dje mjeshtri i tualetit dështoi totalisht, e pati të pamundur të shesë një qeveri të leckosur si qeveri të fantazisë. Edhe pse në fjalimin e tij ku futi Kuran e Bibël, ku u betua për atdhe e për flamur e nuk la pa u betuar edhe për kokë të SPAK-ut, (u ndje keq që nuk u betua dot për kokë të SHIK-ut), i mjeri i djeshëm, nuk arriti dot të shfaqte tualetin e një qeverie të re, por na dha pikërisht plakushen e gërmuqur të cilën ai po mundohet ta mbajë në jetë me çdo kusht duke na e shfaqur si nuse të re paçka se ajo e shkreta është duke u lutur që të bëj eutanazi.

Karakatina plakë e Ramës i ka bërë si kompas gjymtyrët e poshtme duke u përpjekur të ruajë ekuilibrin të cilin kërcinjët e saj të grryer nga osteoporza e korrupsionit, nuk ia sigurojnë dot më.

Sot qeveria e Ramës është katandisur si poezia e José Manuel Lucía “La puta vieja” (“Kurva e vjetër”)

“Jam një kurvë plakë me fytyrën plot rrudha,
një kurvë pa kujtesë, pa kujtime,
një kurvë që s’ka më as të shkuar.

Goditjet e aq shumë rrahjeve të heshtura,
të vjellat e aq shumë gojëve të dehura,
gulçimet e simuluara si reale dhe ato pak

që dolën nga skutat më të thella të shpirtit,
të gjitha ato i harrova. Kurrë. Ne kurvat
nuk mund të kemi luksin e të shkuarës.
Dhe si kurva nuk kemi as luksin e të ardhmes.

Ne mbledhin trotuareve bishtat e cigareve
hedhur shkujdesur nga të rinjtë,
gjysmë të tymosura, gjysmë të pira, gjysmë të folura.

Mbledhim klientët që refuzojnë
dhe me ta mbushim orët e vdekura,
ato orë të kota mes qosheve dhe korridorëve”

Poll

MOS HUMB