Politikë

Rama prezanton "Shkallën e Meritës" për administratën publike: Të kuptojmë marrëdhënien e qytetarit me shtetit

Në një dalje publike së bashku me ministren e Administratës Publike, Adea Pirdeni, kreu i qeverisë prezantoi planin e ri të vlerësimit dhe meritës së administratës në raport me shërbimin e qytetarëve.

zh.ll
Rama prezanton "Shkallën e Meritës" për
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot një tjetër nismë, të quajtur "Shkalla e Meritës". Në një dalje publike së bashku me ministren e Administratës Publike, Adea Pirdeni, kreu i qeverisë prezantoi planin e ri të vlerësimit dhe meritës së administratës në raport me shërbimin e qytetarëve. Sipas kryeministrit, "Shkalla e Meritës" është një reformë që synon të afrojë administratën me qytetarët dhe përmirësimin e shërbimeve publike.

"Nëse sot ne themi prania besnike, pasqyrë Albania, kemi një Diellë të transformuar në një shërbëtore që është aty aktivisht, jo vetëm për t’u transformuar, por për të marrë një pjesë të punës. Për të qenë më pranë njerëzve, duke sjellë më pranë administratën dhe shtetin, atyre që është arsyeja ekzistenciale. Pjesë e gjithë këtyre ndryshimeve ku kemi thirrur në ndihmë inteligjencën artificiale, por jo vetëm, është shkalla e meritës. “Shkalla e meritës” është që të bëjmë administratën publike më të përgatitur, ku njerëzit më të përgatitur jo vetëm të hyjnë, por edhe të ecin përpara. Pjesë e kësaj reforme është edhe çka kam shpallur, që është edhe krijimi i administratës publike, që i përkushtohet administratës dhe mirëqeverisjes, që përfshin institucionet dhe përgjegjësinë e shtetit. Jam këtu me ministren e Administratës Publike. Ministria ngrihet mbi një punë. Shkalla e meritës prek diçka më të thellë se si kuptojmë marrëdhënien e qytetarit dhe shtetit. Përgjatë këtyre viteve ndryshimi i administratës publike flet me fakte," tha Rama./ZËRI

MOS HUMB