Aktualitet

Përplasjet vijojnë përgjatë marshimit drejt Kryeministrisë, protestuesit bllokojnë rrugën me gurë dekorativë dhe kosha mbeturinash

Gjatë marshimit protestuesit kanë zhvendosur gurët dekorativë të vendosur përgjatë rrugës dhe i kanë vendosur në mes të saj duke krijuar pengesa për efektivët e policisë.

M.K.
Përplasjet vijojnë përgjatë marshimit drejt
foto

TIRANË- Përplasjet kanë vijuar përgjatë marshimit drejt Kryeministrisë ku protestuesit janë përpjekur të pengojnë lëvizjen e forcave të policisë duke bllokuar rrugën me gurë dekorativë në formë cilindrike dhe kosha mbeturinash.

Gjatë marshimit protestuesit kanë zhvendosur gurët dekorativë të vendosur përgjatë rrugës dhe i kanë vendosur në mes të saj duke krijuar pengesa për efektivët e policisë. Gjithashtu në rrugë janë spostuar edhe koshat e mbeturinave.

Nga ana tjetër policia ka vijuar ndjekjen e protestuesve, ndërsa autoboti ka lëshuar herë pas here ujë me piper në drejtim të tyre./ZËRI

MOS HUMB