Aktualitet

“Po na vjedhin tokën”, banorët e Rrjollit protestë para Kuvendit: Nuk do ju lejojmë të na plaçkitni

Me pankarta në duar “Po na vjedhin tokën”, ata po protestojnë para Kuvendit dhe iu bëjnë thirrje që qytetarët të bashkohen dhe të mbrojnë pasuritë e tyre.

I.F
“Po na vjedhin tokën”, banorët e Rrjollit protestë
Pamje nga protesta

TIRANË- Prej afro dy muajsh, banorët e zonës së Rrjollit vijojnë protestat kundër ndërtimit të një resorti luksoz që lidhet me biznesmenin Bashkim Ulaj. Sot ata po zhvillojnë një protestë para Kuvendit. Ata shprehen se nuk kanë hequr dorë nga e drejta e tyre për pronën ndërsa bëjnë thirrje që autoritetet të reagojnë.

Me pankarta në duar “Po na vjedhin tokën”, ata po protestojnë para Kuvendit dhe iu bëjnë thirrje që qytetarët të bashkohen dhe të mbrojnë pasuritë e tyre.

Banorët protestojnë kundër ngritjes së resortit turistik, duke e cilësuar si grabitje të pronës së tyre nga kjo kompani. Banorët shprehen se zotërojnë dokumentacion të rregullt për 400 dynym tokë me vendim gjykate të vitit 2006.

Një fshat turistik me vila e hotele luksoze do të ndërtohet në kufi mes Ranës së Hedhun dhe zonës Baks-Rrjoll në Shkodër dhe ka sipërfaqe prej 147.2 hektarësh. Në 31 dhjetor të vitit 2024, biznesmeni Bashkim Ulaj, së bashku me dy vëllezërit e tij Astrit dhe Ahmet Ulaj morën statusin e veçantë “investitor në strukturë akomoduese me 5 yje, status special” për ndërtimin e resortit turistik Blue -Borgo” në bregdetin e Velipojës./ZËRI

Poll

MOS HUMB