Aktualitet

Policia del me njoftimin zyrtar për shpërthimin në Elbasan: Zjarri nisi në katin e 3-të në rrethana të paqarta

Si pasojë e ngjarjes ka humbur jetën një 82-vjeçare, ndërsa 10 banorë të tjerë kanë mbetur të asfiksuar dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

zh.ll
Policia del me njoftimin zyrtar për shpërthimin në Elbasan:
pamje nga vendngjarja

ELBASAN- Policia e Elbasanit ka dhënë detaje zyrtare për ngjarjen e rëndë që tronditi pasditen e sotme qytetin, pas zjarrit dhe shpërthimit në një pallat 5-katësh. Sipas njoftimit, flakët kanë përfshirë fillimisht një banesë në katin e tretë të pallatit, në lagjen “Qemal Stafa”. Si pasojë e ngjarjes ka humbur jetën një 82-vjeçare, ndërsa 10 banorë të tjerë kanë mbetur të asfiksuar dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit. 

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 14:45, në rrethana ende të paqarta, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. I., në katin e tretë të një pallati në lagjen “Qemal Stafa”.

Si pasojë, ka humbur jetën, banorja në të njëjtin pallat, shtetasja H. B., 82 vjeçe, si dhe janë dëmtuar 10 banorë të tjerë, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po kryen veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

MOS HUMB