Politikë

'Hap rrugën o legen'/ Opozita përplaset sërish me Gardën, Bardhi e Noka shtyjnë gardhin metalik

Edhe sot, deputetët kanë tentuar që të hyjnë me forcë edhe pse Garda kishte aplikuar masa sigurie shumë më ekstreme sesa në seancat e tjera.

k.m.
'Hap rrugën o legen'/ Opozita përplaset sërish me
Pamje nga përplasja

TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike janë përplasur sërish më Gardën e Republikës në tentativë për të hyrë brenda sallës së Kuvendit të Shqipërisë. Edhe sot, deputetët kanë tentuar që të hyjnë me forcë edhe pse Garda kishte aplikuar masa sigurie shumë më ekstreme sesa në seancat e tjera. Por edhe pse kishin pengesa, opozita e cilësoi gardhin e hekurit të vendosur përpara Kuvendit si një veprim që ndodh vetëm në Korenë e Veriut dhe nisën më pas që të përplaseshin me gardistët. 

PËRPLASJA MES DEPUTETVE DHE GARDËS:

Bardhi: Shteti demokratik ky është. Kjo është fytyra e shtetit demokratik. Hape rrugën se do kalojë zonja, ça më shikon ashtu? 

Flamur Noka: Ky parlament është shndërruar në burg të sigurisë së lartë. Parlamenti i një vendi që nisi negociatat. Ky është narkosi

Bardhi: Kjo nuk është qelia e Pëllumb Gjokës, është parlamenti i shqiptarëve.

Bledjon Nallbati: Hapeni rrugën, si i trajtoni disa si të nënës dhe disa si të njerkës.

Elda Hoti: Ça është këtu 313-ta?

Gazment Bardhi: Kjo është fytyra e një shteti kandidat për t’u anëtarësuar në BE! Fiks kapitulli i parë

Albana Vokshi: Kë po mbroni hajdutët?

Gazment Bardhi: Hape rrugën ore legen. S’do kalojë zonja në mesin tuaj…/ZËRI

 

Poll

MOS HUMB