Politikë

2 marrëveshje me Hungarinë, Rama batuta: Sot kam këpucë të mërzitshme! Orban: Javën që vjen hapim negociatat me Shqipërinë

Rama komentoi edhe akuzat me të cilat përballet kryeministri hungarez, i cili shpesh cilësohet si "pro-rus, apo dhe diktator".

k.m.
2 marrëveshje me Hungarinë, Rama batuta: Sot kam këpucë
Edi Rama dhe Victor Orban

BUDAPEST- Shqipëria ka nënshkruar dy marrëveshje me Hungarinë! Lajmin e ka dhënë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë një vizite zyrtare. Bëhet fjalë për dy marrëveshje "mirëkuptimi" për bujqësinë dhe administratën publike. Në konferencën e përbashkët me homologun hungarez Viktor Orban, Rama komentoi edhe akuzat me të cilat përballet kryeministri hungarez, i cili shpesh cilësohet si "pro-rus, apo dhe diktator".

Është më i lehti për t’i hedhur fajin për çdo gjë që ndodh në botë, por për mua është njeriu më i këndshëm. Prandaj, është kënaqësi që jam këtu dhe kam kënaqësinë të shpreh mirënjohjen e thellë nga zemra për atë që ka bërë presidenca e Hungarisë për ne duke nxitur, bashkërenduar dhe bërë të mundur që pas disa ditësh të kemi mundësinë që të hapim një pjesë të madhe të negociatave me BE, një grup të tërë kapitujsh dhe në këtë mënyrë, ne do të hyjmë në një fazë integrimi e përparuar,”-tha Rama në fjalën e tij.

Ndër të tjera, Rama i shprehu mirënjohje Orbanit për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke u shprehur se janë ndër vendet që mbështetjen e tyre nuk e kanë thënë me fjalë por e kanë treguar me vepra. Nga ana tjetër,  Orban ka zyrtarizuar mbajtjen e konferencës së dytë ndërqeveritare mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë më 15 tetor në Luksemburg.

“Unë mund t’iu them që kemi pasur sukses, pasi javën e ardhshme në Luksemburg do të kemi konferencën (ndërqeveritare – ed.) mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë dhe do të hapet grup-kapitulli i parë,”-tha ai, kjo pasi nga 1 korriku deri më 31 dhjetor 2024, Hungaria do të mbajë presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian.

Gjatë deklaratës së tij, kryeministri i Hungarisë Viktor Orban vuri theksin edhe te kompanitë hungareze që operojnë në vendin tonë. Ai tha se mes shteteve ka një projekt të madh në fushën e telekomunikacionit.

"Ne duam që firmat hungareze, kompanitë hungareze të kenë sukses në Shqipëri dhe një reputacion të mirë dhe mund t’ju them që kompanitë tona, për shembull, po ecin shumë mirë edhe në tregun e telekomunikacionit. Kemi gjithashtu edhe një projekt shumë të madh me Shqipërinë. Shqipëria dhe Egjipti do të lidhen, pra Europa dhe Egjipti do të lidhen me anën e një rrjeti të telekomunikacionit.”

Mes dyshes nuk munguan edhe batutat! Rama theksoi se Shqipëria ka pasur një mbretëreshë "falë" Hungarisë, duke iu referuar origjinës së Geraldinë Opony, bashkëshortes së mbretit Zogu I. Ndërsa një pjesë të konsiderueshme në bisedë patën edhe këpucët që kishte veshur kreu i qeverisë shqiptare. 

"Turizmi është një objektiv dhe ne po shikojmë që gjithnjë e më shumë qytetarë hungarezë që po vijnë në Shqipëri me pushime në bregdetin tonë ky numër është rritur në krahasim me vitin e shkuar dhe për momentin ne po shikojmë një rritje të madhe të turizmit në Shqipëri. 10 mln kishim vjet ndërsa këtë vit do të arrijë 12 mln ose më shumë, me aeroportin që ka pasur rritjen më të madhe në Europë. Duam të kemi jo vetëm turistë hungarezë që ne i mirëpresim, është vendi nga ku ne patëm Mbretëreshën, por ne gjithashtu duam që edhe investimet në turizëm të kemi flamurin hungarez në Shqipëri, nuk e shikojmë si kërcënim apo që do të na shpëtojë. Zoti kryeministër, i dashur mik, është gjithnjë një kënaqësi shumë e veçantë të jem këtu, më vjen keq që nuk erdhëm me këpucët që kërkon protokolli por kam veshur thjesht disa këpucë të mërzitshme, thjesht të zeza,"-e mbylli konferencën Rama./ZËRI

Poll

MOS HUMB