Politikë

Tani pritet vetëm zyrtarizimi! Jurgis Çyrbja s'është më deputet i PS, Erjon Meka merr mandatin: Jam gati!

Erjon Meka duket se është gati për detyrën e re, edhe pse deri më tani, Kuvendi i Shqipërisë nuk e ka shpallur ende vakancën për Çrybjan.

k.m.
Tani pritet vetëm zyrtarizimi! Jurgis Çyrbja s'është
Erjon Meka

DURRËS- Erjon Meka do të jetë deputeti më i ri i Kuvendit të Shqipërisë. Pas Andrea Manes, i cili do të zëvendësojë Ervin Salianjin, në kahun tjetër të Kuvendit, Meka do të ulet në vendin që deri më tani i përkiste Jurgis Çyrbjas. I kontaktuar nga "Vizion Plus", Meka duket se është gati për detyrën e re, edhe pse deri më tani, Kuvendi i Shqipërisë nuk e ka shpallur ende vakancën për Çrybjan.

Ashtu siç e do procedura, duhet njëherë që Parlamenti i Shqipërisë të shpallë vakancën, e më pas të bëjë kërkesën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zëvendësimin e deputetit. Nga ky moment, Mekës i mbetet që  të dorëzojë formularin e dekriminalizimit pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe të bëjë betimin në Kuvend. Edhe pse kjo hallkë e fundit deri më tani duket se pamundur pasi opozita ka vendosur që të mos lejojë zhvillimin e asnjë seance të paqtë.

Pse e la mandatin deputeti Çyrbja?

Çyrbja u paraqit në SPAK më datë 8 tetor, ku u mor në pyetje për 5 orë dhe më pas dorëzoi mandatin e tij. Por, dje Çyrbja tha se ai dorëzoi mandatin e tij si deputet, për arsye shëndetësore dhe se nuk ka probleme me drejtësinë. Mësohet se Çyrbja u paraqit në SPAK pasi u kallëzua nga deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka se gjatë kohës kur ishte drejtor hipoteke shpërdroi detyrën e tij. Sipas denoncimit të Palokës, deputeti socialist firmosi brenda ditës dy certifikata për të njëjtën pronë, por në dy emra të ndryshëm duke realizuar "mbivendosje prone".

Po ashtu, Paloka pretendoi se javët e fundit të fushatës Çyrbja ka shpërndarë në Kadastrën e Durrësit çertifikata dhe legalizime, sikur të ishte ende drejtor Hipoteke. Tani vendin e Çyrbjas në Kuvend pritet ta marrë Erjon Meka. Çyrbja po mbyllte mandatin e dytë si deputet. Ai u zgjodh për herë të parë në vitin 2017. Në vitin 2021 ishte i treti më i votuari i qarkut Durrës mes 6583 vota./ZËRI

Poll

MOS HUMB