Politikë

“3 plagë kemi”! Rama: Shqiptarët nuk gjejnë derën, administrata labirint…

Rama ka renditur tre probleme që sipas tij kanë qytetarët me shtetin: administrata “labirint”, mungesa e memories institucionale dhe bindja se njohjet vlejnë më shumë se merita e ligji.

F.I
“3 plagë kemi”! Rama: Shqiptarët nuk gjejnë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar dhe të ministrave. Rama ka renditur tre probleme që sipas tij kanë qytetarët me shtetin: administrata “labirint”, mungesa e memories institucionale dhe bindja se njohjet vlejnë më shumë se merita e ligji.

Edi Rama: Sot duhet të ndeshemi me 3 plagë që ushqejnë njëra tjetrën. Njëra plagë është plaga e shtetit labirintit, qytetari nuk di kur dhe kush duhet ti përgjigjet. Plaga 2 është mungesa e memories institucionale. Premtohet, flitet vendoset por nuk mbahet regjistër llogarish për atë që u bë, për atë që nuk u bë, për atë që u vonua apo për atë që ndryshoi rrugës. Memoria institucionale nuk është protokolli i institucionit. Është shumë më tepër. Mungesa i kushton shtetit dhe qytetarit shumë herë më tepër se sa mund të imagjinohet. E treta është plaga e derës që nuk duket, të cilën e sheh dhe mund ta prekësh tek ndjenja shpesh herë e drejtë e çdo njeriu në Shqipëri që për një shërbim, për një vend pune, njohja vlen më shumë se merita dhe fati vlen më shumë se ligji. Pasqyrë Albania, Prania besnike, Besa dhe shkalla e meritës janë pjesë e pandashme e përpjekjes për t’iu dhënë përgjigje këtyre pyetjeve

Poll

MOS HUMB