Politikë

A do të shkojë PD në Parlament? Përgjigjet Berisha: Ka ardhur momenti që...

zh.ll
A do të shkojë PD në Parlament? Përgjigjet Berisha: Ka
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se Partia Demokratike nuk do t'i njohë kurrë zgjedhjet e 11 majit, ato të cilat ai i quan "mega krim elektoral". Në një konferencë me gazetarët, Berisha iu përgjigj pyetjes nëse opozita do të shkojë në Parlament, teksa theksoi se ka ardhur momenti që PD të marrë vendimet përkatëse lidhur me 'betejën' përballë rezultatit të zgjedhjeve. Berisha theksoi se çdo qytetar apo opozitar që pranon rezultatin e këtyre zgjedhjeve, sipas tij, bëhet bashkëfajtor në një farsë që cenon themelet e demokracisë.

Pyetje: A do të shkojë PD në parlament

Sali Berisha: Po afrohet momenti kur PD do të marrë vendimet përkatëse, një gjë është e sigurt që PD këto zgjedhje nuk do ti njohë kurrë.

Unë deklaroj këtu se çdo shqiptar, çdo opozitar që mendon se mund të tolerohen këto zgjedhje, bëhet bashkë autor në këtë mega krim elektoral dhe shkelmon mbi idealet e lirisë. Kam përshtypjen se shqiptarët do ti përgjigjen në mënyrën më të fuqishme kësaj farse që zhvilloi Edi Rama më 11 maj

U përket shqiptarëve dhe opozitës të ngrihen me gjithë fuqinë e tyre, të gatshme për çdo betejë për rikthimin e votës së lirë të qytetarëve shqiptarë.

Pyetje: A do ta bëjë këtë betejë edhe në parlament?

Sali Berisha: PD do ta bëjë këtë betejë kudo. Është betejë për jetën ose vdekjen e votës së lirë./ZËRI

Poll

MOS HUMB