Politikë

PD: 'Air Albania' në krizë të plotë, fshehje bilancesh dhe detyrimesh

Sipas Vangjelit, në muaj qershor u raportua se do të krijoheshin fluturimet direkte mes Tiranës dhe Lubjanës, por sipas saj disa muaj më pas u raportua në mediat sllovene se planet u anuluan për shkak të vështirësive financiare.

F.I
PD: 'Air Albania' në krizë të plotë, fshehje
Genta Vangjeli

TIRANË-Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, në një deklaratë për shtyp ka denoncuar situatën financiare të kompanisë së fluturimit "Air Albania". Vangjeli është shprehur se kompania e themeluar në vitin 2018 me 10% pronësi shtetërore përmes Albcontrol ka dorëzuar në QKB vetëm bilancin e saj për vitin e parë të operimit (2018), më pas asnjë publikim lidhur me pasqyrat financiare të kësaj shoqërie.

Më tej shprehet se gjithashtu mungojnë të dhëna për vendime gjyqësore dhe njoftime zyrtare nga përmbarues privatë për detyrimin miliona euro të Air Albania kundrejt palëve të treta. Vangjeli thekson se kjo fshehje ngre dyshime për krizën e thellë financiare të kompanisë.

Sipas Vangjelit, në muaj qershor u raportua se do të krijoheshin fluturimet direkte mes Tiranës dhe Lubjanës, por sipas saj disa muaj më pas u raportua në mediat sllovene se planet u anuluan për shkak të vështirësive financiare. 

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Më 20 Qershor Air Albania e shpallur nga KM Edi Rama si ‘krenaria kombëtare’ njoftoi nisjen e fluturimeve direkte mes Tiranës dhe Lubjanës, duke rilidhur Shqipërinë dhe Slloveninë pas disa vitesh. Por dy muaj më pas, më 20 Gusht, mediat Sllovene informuan publikun se kompania i anuloi planet për këtë linjë për shkak të vështirësive financiare. 

Dhe kjo nuk është aspak çudi. Air Albania, themeluar në vitin 2018 me 10% pronësi shtetërore përmes Albcontrol ka dorëzuar në QKB vetëm bilancin e saj për vitin e parë të operimit (2018), më pas asnjë publikim lidhur me pasqyrat financiare të kësaj shoqërie. Mungojnë gjithashtu të dhëna për vendime gjyqësore dhe njoftime zyrtare nga përmbarues privatë për detyrimin miliona euro të Air Albania kundrejt palëve të treta. Kjo fshehje ngre dyshime për krizën e thellë financiare të kompanisë.

Ndërkohë, që prej 2020-s, Air Albania ka lidhur një marrëveshje bashkëpunimi me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve Qeveritare për ofrimin e shërbimit të fluturimeve të posaçme charter për KM e RSH. Opozita ka kërkuar transparencë dhe një komision hetimor për udhëtimet e Kryeministrit me charter, por kjo u rrëzua nga mazhoranca. Sot kërkojmë që Kryeministri dhe kompania të japin përgjigje: a po shkon drejt falimentimit ‘krenaria kombëtare’ për shkak të shpenzimeve të papërballueshme që vijnë nga udhëtimet charter të Edi Ramës?

Dokumenta bashkëngjitur

Poll

MOS HUMB