Politikë

Aksioni për hapësirat publike! “Pse tani e jo më parë?” Rama: Do iu kthej përgjigje nesër

Në lidhje me situatën kryeministri Edi Rama ka vendosur të përgjigjet në rubrikën 'Sy m sy'.

F.I
Aksioni për hapësirat publike! “Pse tani e jo më
Edi Rama

TIRANË-Prej ditësh ka nisur aksioni në të gjithë vendin për lirimin e hapësirave publike, të zëna nga ndërtime pa leje, vendim i cili ka hapur një debat me shumë pikëpyetje. Një çështje që ka marrë vëmendje të madhe kohët e fundit, sidomos në qytetet e mëdha ku zaptimi i këtyre hapësirave ka krijuar tensione dhe shqetësime tek qytetarët. Në lidhje me situatën kryeministri Edi Rama ka vendosur të përgjigjet në rubrikën 'Sy m sy' në rrjetin social Facebook.

Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, Rama njoftoi se komunikimi i radhës do të zhvillohet nesër në orën 08:30, live në rrjetet e tij sociale.

"Ca thonë pse tani e jo më parë? Ca pse tani e jo më vonë? Kurse unë them pse jo nesër një 'Sy m sy'. Nesër pra, që në mëngjes, Live padyshim, këtu ku tjetër?", shkruan ai. 

Ky format komunikimi është përdorur edhe më parë nga Rama dhe ka shërbyer si një urë direkte mes tij dhe qytetarëve për të diskutuar çështje të ndryshme që prekin jetën e përditshme.

Që në nisje të këtij muaji, Rama ka paralajmëruar bizneset për rikthimin e hapësirave që janë zaptuar duke penguar kështu kalimin dhe qarkullimin e qytetarëve. Aksioni po zhvillohet nga Jugu në Veri. Godinat pa leje janë prishur, ndërsa të tjera janë vendosur që t'i kalojnë në pronësi shtetit. Të paktën ky ishte rasti i një pallati pa leje që u konfiskua në Vlorë./ZËRI

Poll

MOS HUMB