
TIRANË-Ish-kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj, ka depozituar padi në Gjykatën e Lartë kundër deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, për shpifje. Padia erdhi pas një deklarate të Mziut një ditë para zgjedhjeve të 11 majit, ku ai e akuzoi Malajn për shpërndarje parash me qëllim blerjen e votave në Maqellarë.
Çështja është regjistruar në Gjykatën e Lartë të Korruptimit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku gjykatësja Irena Gjoka do të shqyrtojë rastin dhe do të caktojë datën për seancën e parë.
Më 10 maj, simpatizantë të PD-së ndaluan një makinë në Maqellarë, duke pretenduar se personat brenda shpërndanin para për të blerë vota në favor të Partisë Socialiste. Deputeti Mziu e identifikoi automjetin si të Malajt dhe e përfshiu atë në akuzë. Malaj mohoi këto pretendime dhe i konsideroi shpifje.