Politikë

Nën akuzë për fshehje pasurie, SPAK merr të pandehur Asllan Dogjanin

SPAK ka nisur tashmë prej kohësh hetimet për "fshehje pasurie" ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Asllan Dogjani.

I.F
Nën akuzë për fshehje pasurie, SPAK merr të pandehur Asllan
Asllan Dogjani

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë të pandehur deputetin e Partisë Demokratike Asllan Dogjani. SPAK ka nisur tashmë prej kohësh hetimet për "fshehje pasurie" ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Asllan Dogjani. Ndaj lidhur me këtë çështje, Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar informacione në disa institucione. Ndërkohë që më datë 8 korrik, Dogjani shkoi vetë në SPAK, ku edhe u mor në pyetje.

Pas daljes nga SPAK, Dogjani u shpreh se ka dëshmuar për një pallat të ndërtuar në vitin 2006, ku vijojnë përplasjet mes pronarëve dhe banorëve. Disa prej tyre e shoqëruan edhe sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Po ashtu, disa ditë më parë demokrati u paraqit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku tha se kallëzimi është bërë nga ndërtuesi Ilirjan Çelaj, të cilin ai e quan 'zaptues' pasi më parë e ka paditur për grabitjen e hapësirës publike para pallatit ku banon deputeti dhe e ka kthyer në një parking me pagesë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB