Politikë

Arrestimi i Veliajt, BE: Nuk e komentojmë gjyqësorin! Mos ndërhyni tek SPAK

Në një prononcim për mediat, delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka dalë në mbvështetje të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

k.m.
Arrestimi i Veliajt, BE: Nuk e komentojmë gjyqësorin! Mos
Erion Veliaj

TIRANË- Bashkimi Europian ka reaguar për arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Në një prononcim për mediat, delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka dalë në mbvështetje të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Sipas BE, SPAK duhet të vazhdojë punën e saj pa asnjë ndërhyrje politike, pasi kjo është thelbësore për mirëfunksionimin e saj dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri. Po ashtu, shtojnë se të gjithë procesin po e ndjekin nga afër. 

REAGIMI I PLOTË:

Po ndjekim nga afër zhvillimet e fundit në lidhje me hetimin ndaj Kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Megjithatë, BE-ja nuk komenton mbi procedurat gjyqësore në vazhdim. Reforma në sektorin e drejtësisë dhe forcimi i shtetit të së drejtës në Shqipëri janë elementë kyç në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. BE-ja mbetet e përkushtuar maksimalisht për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë në ndjekjen e këtyre reformave dhe për ta ndihmuar vendin të konsolidojë efikasitetin, pavarësinë, llogaridhënien dhe profesionalizmin e institucioneve të saj, si dhe përputhshmërinë e tyre me standardet e BE-së, si në sektorin e zbatimit të ligjit ashtu edhe në atë të drejtësisë. Roli specifik i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe pavarësia e saj në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e rasteve komplekse të korrupsionit, pa asnjë përpjekje për ndërhyrje politike apo presion të padrejtë, janë me rëndësi thelbësore për konsolidimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Kryebashkiaku Erion Veliaj do të njihet sot në GJKKO me masën e sigurisë. Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në “arrest shtëpie”. Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Në pranga është vendosur edhe biznesmeni Elman Abule, ndaj të cilit rëndon akuza e pastrimit të parave. Në "detyrim paraqitje" janë lënë edhe 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi./ZËRI

Poll

MOS HUMB