
TIRANË-Kryeministri Edi Rama i pranishëm në mbledhjen e Grupit të PS, kërkoi që seancat e marrjeve në pyetje nga Prokuroritë të regjistrohen. Rama iu drejtua ministrit të drejtësisë Ulsi Manja, që pavarësisht fondeve të mëdha të alokuara për drejtësinë, hetuesit ende nuk përdorin mjete moderne për regjistrimin e intervistave me personat që merren në pyetje. Ai tha se kur ka shkuar të fliste vetë, kishte makinë daktoligrafike.
Edi Rama: E shikon atë godinën atje e di çfarë është ajo, ai është profesor është njeri i arrtit nga ta dijë ai, është burgu ai, atje mund të përfundosh. Edhe mendo për djalin 3 vjeç, ku jemi këtu ne. Si ka mundësi Ulsi ministri i Drejtësisë dhe ti kryetar i komisionit të Financave që kjo shumicë qeverisëse ka miratuar fonde, dy fonde janë në buxhetin e shtetit shqiptar që janë komplet jashtë trajektores normale, fondi i mbrojtjes dhe fondi i drejtësisë, paga që nuk krahasohen me pagat e askujt këtu, këta nuk kanë akoma mjetet për të regjistruar intervistat që marrin në pyetje dhe i mbajnë me orë të tërë dhe në fund i japin një copë letër. Se kam shkuar unë flisja dhe ai ia bënte makinës daktoligrafike, sa shkon atje tek dhoma e para njëherë i tregohen të drejtat dhe i shtypet regjistrimi, këtu Filip Çakullit t’i merrni dhe t’i bëni një kontratë hajde na ndihmo nëse nuk, kemi lek të regjistrojmë njerëzit që vijnë, ç’lidhje ka kjo me ne këtu, në fund të ditës kemi kusurin e baltës më të madhe por kemi edhe mikrofonin, dhjetëra punonjës të administratës që thirren atje, sikur të kishim inspektorë të lartë të drejtësisë, por si mundet të shikojmë pak si respektohen të drejtat e njeriut. Kur futesh atje je në një republikë tjetër atje.