
TIRANË-Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste u mbledh sot pas arrestimit të Veliajt, ku deputetja Klotilda Bushka sqaroi pozicionin e saj pasi u mor në hetim nga SPAK. Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama e konsideroi shkelje flagrante të standardeve arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Edi Rama: E papranusheme nuk do të hesht nga sot, përballë shkeljeve flagrante të standardeve dhe brutalitetit të kujtdoqoftë që ushtrimin e forcës së konsoliduar të pavarësisë se vetëm idiot apo një maskara mund të thonë që pas kësaj, duart tona janë larg fare drejtësisë, nuk jemi këtu hunj gardhi që vetëm të përcjellim lajme e të japim mbështetje, të mos themi asgjë kur biem në gjurmë me ose pa dashje të episodeve si ky.
Kryebashkiaku Erion Veliaj do të njihet sot në GJKKO me masën e sigurisë. Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në “arrest shtëpie”. Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Në pranga është vendosur edhe biznesmeni Elman Abule, ndaj të cilit rëndon akuza e pastrimit të parave. Në "detyrim paraqitje" janë lënë edhe 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi./ZËRI