Politikë

Axhendë e ngjeshur e Kuvendit! Mblidhet konferenca e kryetarëve, në mesditë seanca

Seanca parlamentare do të nisë në orën 13:00, ndërsa në rend dite do të jetë miratimi i procesverbalit të seancës së kaluar, ku u votua përbërja e 11 Komisioneve Parlamentare

E.K
Axhendë e ngjeshur e Kuvendit! Mblidhet konferenca e kryetarëve,
seance ne kuvend

TIRANË- Pas ngritjes së komisioneve parlamentare në seancën e javës së kaluar, Kuvendi pritet të ketë një axhendë të ngjeshur edhe këtë javë që sapo ka nisur. Fillimisht në Kryesinë e Kuvendit do të mblidhet konferenca e kryetarëve, ku do të diskutohet mbi axhendën e Kuvendit dhe më pas në orën 13:00 deputetët do të mblidhen në seancë plenare.

Axhenda e konferencës së kryetarëve

 1. Shqyrtimi i projektprogramit të punës së Kuvendit për periudhën 29 shtator – 7 nëntor 2025. 

2. Shqyrtimi i projektkalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 29 shtator – 17 tetor 2025.  

Urdhëri për seancën plenare

I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 29.9.2025, ora 13:00.

II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 24.9.2025.

2. Njoftime.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

Në sallë pritet të jenë edhe Gazment Bardhi dhe Fidel Kreka, të cilët u përjashtuan për 10 ditë nga seancat për shkak të kaosit të krijuar më 18 shtator.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB