Politikë

“Erdha të të vrisja”/ Rama zbulon bisedën me aleatin gjerman të Berishës, kreu i PD: Urimi është ironi!

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Rama ka ndarë një foto nga takimi dhe ka treguar edhe bisedën që ka zhvilluar me Brok.

k.m.
“Erdha të të vrisja”/ Rama zbulon bisedën me aleatin
Edi Rama dhe Elmar Brok

TIRANË- Ish-kryetari i komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, Elmar Brok është takuar me kryeministrin Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Rama ka ndarë një foto nga takimi dhe ka treguar edhe bisedën që ka zhvilluar me Brok. Kreu i qevreisë zbulon se gjermani, edhe pse ka qenë mbështetës i kryedemokratit Sali Berisha, e ka uruar për fitoren e mandatit të katërt. 

Postimi i Edi Ramës:

Elmar Brook: Edi, urime! Eh, erdha përsëri në Tiranë të të vrisja, po ti sa herë unë vij të të vras ngjitesh më lart!

Unë: Elmar, vetëm një gjë s’kam për të ta falur kurrë! Vjen në Tiranë dhe s’pi një kafe me mua, ndërkohë që unë të jam borxhli, sepse siç thoshte Niçja, “Çfarë s’të vret të bën më të fortë”! Plas e qeshura dhe përqafohemi si miq të vjetër!

Pas publikimit të mesazhit nga Rama, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se Brok mbetet një mik i shqiptarëve, por tha se urimi i Brok për Ramën është një ironi.

“Ai mbetet një mik dhe urimi i tij është një ironi. Mos e pyet, ai është mik i shqiptarëve dhe votës së tyre të lirë. Urimi është ironi,”- tha Berisha.

Elmar Brok u rikthye në politikën shqiptare, pasi në maj 2024, ish-kryeministri Sali Berisha u shfaq më të nga ballkoni i shtëpisë teksa ishte në "arrest shtëpie" për dosjen "Partizani". Por mesa duket tashmë ka pasur edhe një takim me kreun e qeverisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB