Politikë

Berisha falënderon qytetarët: Votoni sa më shumë, votoni për të ardhmen tuaj

Berisha thotë se kushdo që ka votuar ka kryer një detyrim madhor. 

f.g
Berisha falënderon qytetarët: Votoni sa më shumë, votoni
Sali Berisha, kryetar i PD

TIRANE- 6 orë nga nisja e procesit të votimit në Shqipëri, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në votime. Në një reagim për mediat, Berisha thotë se kushdo që ka votuar ka kryer një detyrim madhor. 

Reagimi i plotë: 

Falënderoj ata qytetarë që gjer tani kanë hedhur votën e tyre, kanë votuar duke kryer kështu një detyrim madhor të çdo shqiptari mbi moshën 18-vjeçare.
Detyrim madhor ndaj vetes, familjes, shoqërisë, Shqipërisë dhe kombit.
Një falënderim i veçantë dhe mirënjohje e pakufishme për ata mijëra e mijëra shqiptare dhe shqiptarë që nuk u regjistruan dot për shkak të burokracirave dhe frikës së qeverisë ndaj votës së tyre, por kanë vërshuar nga ajri, nga toka dhe nga deti dhe janë dyndur sot dhe po votojnë në Shqipëri.
Mirënjohja ime është e pakufishme ndaj tyre.
Ata me votën e tyre i gjenden vendit dhe kombit në një moment, në të cilin kanë nevojë shumë të madhe.
Së fundmi, edhe njëherë thirrja ime është për çdo shqiptar: voto, voto, voto për veten tënde, për fëmijët e tu, për vendin tënd, për të ardhmen tënde, të fëmijëve të tu, për biznesin, për rrogat, për pensionet, për fermën.
Pra, është një votim më shumë se kurrë për interesat më të rëndësishme të çdo qytetari.

Tani, çdo gjë ka një vëzhgim ndërkombëtar shumë serioz dhe vëzhgim kombëtar po kaq serioz.
Dhe secili që merr përsipër të shkelë ligjin në këtë proces, do bëhet përgjegjës në mënyrë absolute.
Një gjë mund t’u them se sot sovrani jep një verdikt historik...
...Unë them sot sovrani do japë një verdikt historik dhe kjo është e vërteta.
Po cili është ai që nuk i bindet historisë?
Pra, kështu është kjo.

3.7 milionë shtetas shqiptarë do t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqësuesit e tyre në Parlament. Votimi ka nisur në 07:00 në të gjithë vendin dhe mbyllet në 19:00. Në mbarë vendin janë ngritur 5,225 qendra votimi. Në fletën e votimit, shqiptarët do të gjejnë kësaj radhe 11 subjekte politike, ku 3 janë koalicione, dhe 9 janë parti që garojnë të vetme./ZËRI

Poll

MOS HUMB