Politikë

Berisha nga SPAK, nxjerr mesazhet e Ballës: Bandat i vendosin ultimatum!

Ai tha se Balla ka bashkëpunuar me bandat kriminale për krime zgjedhore.

I.F
Berisha nga SPAK, nxjerr mesazhet e Ballës: Bandat i vendosin ultimatum!
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha pasi doli nga ambientet e SPAK, ku u paraqit për masën detyrim paraqitje për dosjen “Partizani” hodhi akuza ndaj ministrit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla. Ai tha se Balla ka bashkëpunuar me bandat kriminale për krime zgjedhore. Kryedemokrati ka publikuar disa përgjime, sipas tij jan biseda që socialisti ka zhvilluar me kriminelët.

“Vazhdon historia e Taos, i cili siç e dini ju, pasi arrestoi me policinë dhe prokurorinë e Elbasanit rivalët e bandës, pasi u mor me çlirimin e aseteve të Toyota Yaris, vazhdon krimin e tmerrshëm zgjedhor. Por kësaj here, bashkëpunëtor numër 1 ka bandën dhe Skapin e partisë.

Ju lutem dëgjojeni.

Me datën 17.11.2020, Target e njoftoi pinin AM5P80 se Bujari takoi Taon dje dhe ai konfirmoi se Nefi, kundërshtari i bandës do shkojë në SPAK 100 përqind siguri.

Pra, thirrjet në SPAK vendosen nga Tao dhe Edi Rama, se Tao nuk i bën pa Edi Ramën këto dhe pastaj dërgohen në Skap për t’i ekzekutuar.

Me datën 23.11.2020, Target njofton pinin AM5P80 se të gjithë e kanë ‘bllokuar’ Taon në mënyrë që të kuptojë nëse nuk ua rregullon këtë, nuk i ka në krah.

Pra, Taos banda i bën bllokadë të plotë, ose qëndroji fjalës, ose me ne do kesh punë.

Me datën 24, një ditë më vonë, Target informon të njëjtin pin se sot ata informuan Taon, ose ti bëje këtë për ne, ose nuk do lejojmë në anën tuaj zgjedhje.

E kuptoni ku vendoset fati i zgjedhjeve dhe i votave? Vendoset në bodrumet, vendoset në shpellat e klaneve më mafioze të Edi Ramës.

Dhe pastaj kësaj thirrje, këtij paralajmërimi, këtij ultimatumi, Tao tha: Nesër ndodh!

Pra, të gjitha urdhërohen nga banda, ultimatumit të bandës që ose vepro, ose nuk do ketë zgjedhje siç i do, pra nuk do vjedhim vota për ty, Tao u përgjigjet: Nesër ndodh. Këto janë krimi elektoral, dosjet e krimit të shëmtuar të Taulant Ballës, Edi Ramës, mbi të cilat fle Skapi i partisë dhe ky është një krim monstruoz kushtetues.

Një gjë dua të them, që për mua si përgjegjës, si kryetar i partisë kryesore opozitare, krimi elektoral është krimi i parë, krimi më i shëmtuar, më i rëndësishëm, më antikushtetues. Ramën, Gjiknurin, Manjën dhe të tjerët i ka amnistuar Altin Dumani, kjo dihet që ata janë kriminelë elektoralë. Por këto të dhëna të reja që paraqes unë për krimin elektoral, këto dëshmojnë amnistinë ndaj këtij krimi të shëmtuar nga Skapi i partisë, dëshmojnë hipokrizinë e pretendimit të tyre se do hetojmë krimin elektoral.

Ndërkohë, duhet të jemi realistë, Tao në dokumente figuron më i lidhur me disa banda. Jo me një, me disa banda. Prandaj Tao, që është një kriminel i vërtetë që mban portofolin e ministrit dhe mandatin e deputetit, është më kriminel se bandat, të cilave u shërben...

...Lidhur me udhëtimin tim në Bruksel unë do të shkoj fitimtar atje.

Letra ka disa vlerësime të qarta aty se pse është ftuar Berisha në IDU. IDU është unioni demokrat ndërkombëtar dhe unë do shkoj atje pa diskutim edhe për të dhënë lajmin e triumfit të PD-së në zgjedhjet e 11 majit, për të dhënë edhe shembullin dhe praktikat se betejat për liri nuk humbasin kurrë...

...Lidhur me Elon Musk po bëhet një parapërgatitje për të qëmtuar se ku janë dhjetëra miliardë euro, ku i çoi Edi Rama, Lubi Balluku, etj. Ky do jetë një grup, në kuptimin e betejës është një grup që do merret me këtë betejë, kurse individë si Musk, nëna të dytë nuk bën, tha Berisha./ZËRI

Poll

MOS HUMB