Politikë

Berisha: Veliajn do e denoncoj për mashtrim publik, do i shtoj edhe dosjen "Griselda"

Në një konferencë nga selia e Partisë Demokratike, Berisha tha se Veliaj mashtroi qytetarët e Shqipërisë duke postuar procesverbale të falsifikuara dhe të manipuluara nga qelia, duke iu referuar dokumentit të publikuar dje nga kryebashkiaku.

k.m.
Berisha: Veliajn do e denoncoj për mashtrim publik, do i shtoj edhe dosjen
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të paditet për "mashtrim publik të rremë". Në një konferencë nga selia e Partisë Demokratike, Berisha tha se Veliaj mashtroi qytetarët e Shqipërisë duke postuar procesverbale të falsifikuara dhe të manipuluara nga qelia, duke iu referuar dokumentit të publikuar dje nga kryebashkiaku. Ndaj edhe paralajmëroi një padi për socialistin.

Berisha: Erion Veliaj nesër do të denoncohet për mashtrim publik, do t’i bashkohet edhe dosja e Griseldës

Unë gjithashtu, jam për të dënuar këtu me forcën më të madhe Griseldën bis të Lali Vjedhësit. Famoz në mashtrimet e tij publike, Lali Vjedhësi mashtroi qytetarët e Shqipërisë dhe komunitetit ndërkombëtar, duke postuar nga qelia procesverbal të falsifikuar dhe manipuluar, me të cilin ai me çdo kusht donte të rëndonte pozicionin e prokurorit të dosjes. Duke dënuar me forcën më të madhe këtë qendrim banditesk, e informoj Erion Veliajn dhe publikun se, ai nesër do të denoncohet për mashtrim publik dhe shihen modalitetet që kësaj dosje t’i bashkohet edhe dosja e Griseldës, e cila nuk mund t’i harrohet.

Me mashtrimin e djeshëm ndaj publikut, Erion Veliaj tregoi se, për t’i shpëtuar krimeve që ka kryer është i aftë të ndërmarrë çdo veprim.

Unë ju deklarova se ai po kërcënon indirekt dëshmitarë, duke i dërguar mesazhe personale, apo duke kërcënuar se e kemi personale prokurorin. Por dje ai e shpërkallëzoi qendrimin e tij kriminal. E përshkallëzoi duke mashtruar qytetarët shqiptarë, sikur prokurori i paska thënë atij një fjalë të dënueshme. Por, publikimi nga gjykata të audios së atij momenti tregonte se çfarë njeriu pa karakter dhe pa moral ka qeverisur bashkinë e Tiranës. Ndaj dhe, nesër nis përpilimi i aktakuzës ndaj tij. Do të paditet për mashtrim të rremë publik.

Dje, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj publikoi transkriptin e seancës gjyqësore ndaj tij, ku hodhi akuza se prokurori i çështjes Ols Dado e ofendoi. Në postimin e tij, Veliaj tha se Dado e quajti atë “ndyrësirë” dhe “s’ke turp tregon banesën e prokurorit”. Menjëherë pas kësaj reagoi Gjykata dhe Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku i hodhën poshtë këto pretendime, duke thënë se nuk janë të vërteta./ZËRI

Poll

MOS HUMB