TIRANË-Shkarkimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj u hapi rrugë zgjedhjeve të parakohshme, por lëvizja e tij nga qelia ka 'bllohuar' postin për kryetar bashkie. Procesi i shkarkimit, ka marrë një tjetër rrjedhë tjetër me ankimimin në Kushtetuese dhe me letrën e qverisë në KQZ dërguar para afatit. Çfarë ndodhi?
Ashtu siç pritej Veliaj kundërshtoi shkarkimin nga detyra e kryetait të Bashkisë së Tiranës, në Gjykatën Kushtetuese. Veliaj thotë se vendimi është i paligjshëm dhe antikushtetues. Ai argumenton se neni 62, të cilit iu referuan në propozimin për shkarkimin me argumentin se nuk është paraqitur prej tre muajsh në detyrë, nuk mund të zëvendësojë nenin 115 të Kushtetutës ( i cili përcakton se shkarkimi nga Këshilli i Ministrave bëhet për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve).
Ankimi i tij pezullon automatikisht firmën e kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e tij si dhe bllokon mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme për bashkinë e Tiranës deri kur Gjykata të dalë me një vendim. Sonila Bejtja do të jetë realtorja që do të shqyrtojë ankimin e Erion Veliajt.
Por nga ana tjetër kryeministria i ka dërguar një letër zyrtare kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shkarkimin nga detyra të Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës. Ky njoftim është dërguar më 25 shtator ditë kur edhe u vendos shkarkimi, që do të thotë se afati 15 ditor i Veliaj për të ankimuar në Gjykatën Kushtetuese nuk është respektuar.
Lëvizja e qeverisë pritet t’i hapë rrugë procesit të nisjes së përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme në bashkinë e Tiranës. Gjithsesi Kushtetuesja është organi që jep verdiktin. Tashmë PS-ja ka emëruar Ogerta Manastirliun si kandidate për kryetare në Bashkinë e Tiranës dhe organizatore të fushatës, ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku./ZËRI

