Aktualitet

Zgjedhjet në Tiranë mbeten pezull! Kush është gjyqtarja që do të vendosë mbi shkarkimin e Veliajt nga Rama

Veliaj ka depozituar pranë Kushtetueses një kërkesë për shfuqizimin e vendimit që e largoi nga posti, duke e konsideruar atë të paligjshëm dhe në kundërshtim me Kushtetutën

E.K
Zgjedhjet në Tiranë mbeten pezull! Kush është gjyqtarja
erion veliaj, foto arkiv

TIRANË- Pak orë pas depozitimit të ankimimit të Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetuese, mbi shkarkimin e tij, është hedhur shorti dhe është caktuar gjyqtarja që do të shqyrtojë padinë.

Sonila Bejtja do të jetë relatore për shqyrtimin e ankesës së Erion Veliaj, ndërkohë që në pikëpyetje mbeten dhe zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen në Tiranë.

Marrja në shqyrtim e ankimimit të Veliajt pritet të pezullojë përkohësisht zgjedhjet e pjesshme në kryeqytet, në pritje të vendimit të Kushtetueses.

Qeveria shkarkoi zyrtarisht katër ditë më parë Veliajn, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Ky ishte dhe hapi i fundit, pasi Këshilli Bashkiak i kryeqytetit, me një bashkim të votave mes opozitës dhe mazhorancës, miratoi më parë propozimin e shkarkimit të Veliajt, me argumentin se nuk ishte paraqitur për një periudhë 3 mujore në punë.

Në padinë e avokatëve u dorëzua paraditen e sotme në Gjykatën Kushtetuese, thuhet se neni 62, i përdorur si argument ligjor për shkarkimin e Veliajt, nuk mund të zëvendësojë nenin 115 të Kushtetutës, por interpretohet në pajtim me të. Sipas avokatëve mbrojtës të Veliajt, neni 115 i Kushtetutës është një filtër i nevojshëm për çdo vendim shkarkimi. Tashmë Gjykata Kushtetuese me gjasë do të vendosë për pezullimin e vendimit të shkarkimit të Veliajt, derisa të shprehet në themel për çështjen./ZËRI 

Poll

MOS HUMB