
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Bujar Çela është nën hetim pas aksidentit që ndodhi në magazinën në pronësi të tij, që i mori jetën 2 punëtorëve, babë e bir dhe u plagosën 7 të tjerë.
Dosja e shpërthimit të 1 marsit 2024 në kapanonin e deputetit socialist Bujar Çela në Lushnjë, ku humbën jetën babë e bir dhe u plagosën 7 të tjerë kaloi për hetime të mëtejshme në SPAK në qershor të këtij viti.
Megjithatë Prokuroria e Fierit ka ngritur 3 akuza ndaj deputetit të Partisë Socialiste, Bujar Çela,"shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë", "ndërtim të paligjshëm" dhe "shkatërrim i pronës nga pakujdesia". Ndërkohë i vetmi i arrestuar për shpërthimin, biznesmeni, Leonard Gjini, është lënë i lirë./ZËRI