
TIRANË- Tensionet politike të Tiranës u prezantuan para eurodeputetëve që janë pjesë e delegacionit të Parlamentit Europian. Edhe pse nuk ishte pjesë në tubimin e opozitës, deputetët demokratë bënë denoncimet e tyre për maxhorancën para eurodeputetëve.Më aktivi ishte kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi. Partia Demokratike ka hedhur akuza të rënda ndaj qeverisë, duke përmendur disa nga çështje si mandati i Olta Xhaçkës, mosrespektimi i vendimeve të Gjykatës Kushetutese dhe lidhjet e zyrtarëve me krimin e organizuar.
Debatet në takimin e 18-të KE-Shqipëri:
Gazment Bardhi: Xhaçka ka përfituar në kundërshtim me ligjin 10000 metër katror në bregdet, me vlerë 5 mln euro. Kjo gjë është e ndaluar me ligj dhe nëse verifikohet që ka përfituar, me mocion në kuvend GJK e shkarkon. E bëmë mocionin e rrëzuan me votë. Ju drejtuam GJK, dhe tha se kemi të drejtë mazhoranca duhet ta sjellë çështjen enë GJK kërkuam të zbatohej vendimi dhe me votë politike e rrëzoi për herë të dytë. Ju drejtuam prapë GJK, të cilët thanë prapë për ta dërguar mandatin e Xhaçkës në Kushtetuese dhe prapë këta që e mbështesin drejtësinë nuk e votuan reformën. Respektoni GJK ky është respekti ndaj reformës në drejtësi. 170 mln euro ka fituar një kompani që drejtohet nga një trafikant droge, edhe pse në Shqipëri është e ndaluar që këta individë të përfitojnë. Por për qeverinë e Ramës duhen para për të financuar krimin e organizuar. Krimi ka arritur deri aty sa t'i diktojë Edi Ramës se kush do të jetë dhe kush jo kandidat në listat për deputet. Dy banda që vepronin në qytetin e Durrës lista e së cilës drejtohej nga kryeministri Edi Rama. Në dy përgjime zyrtare tregonin se si dy bandat konkurronin se kush kandidat do të renditej i 3 apo i 5 në listë, Indi Ndraxhi dhe Jurgis Cyrbja të dy u caktuan nga krimi. Vendimi 87 i datës 28.07.2027, lexoni nga faqja 63 deri në 70 dhe do shikoni se si ndërhyjnë deputetë e ministra në Prokurori e Polici kanë ndërhyrë edhe në SPAK, me emër dhe mbiemër të prokurori, për të çliruar pasuritë e sekuestruara nga Prokuroria nga një grup kriminal në Elbasan. Pasuritë u çliruan, me ndërhyrje të një ministri në detyrë dhe deputet i PS-së. Këto janë në përgjigje, do të presim që prokuroria të veprojë, por transparencë qytetarëve do tua themi.
Fredi Beleri: Qytetarët më dhanë votën, por me makinacione të ndryshme mua m'u mor e drejta. Është koha që të lëmë mënjanë elementet egoistë. Zoti Mediu është në proces gjyqësor, i cili akuzohet për një çështje të ndodhur para 15 vitesh, a mund të sjellë ky një proces të drejtë. Kemi minim të sistemit, individë me të kaluar të errët janë në poste të rëndësishme.
Bozdorf - Diplomate gjermane: Që kur Shqipëria ka hryë në procesin e anëtarësimit, 600 mln euro kanë hyrë në Shqipëri, ku kanë shtuar këto para. Dëgjojmë se Inceneratori i mbeturinave ka marrë lekë kot, apo Durrësi si Dubai, ku miliona janë zhdukur. Kemi dëgjuar për korrupsionin politik, por edhe në shëndetësi.
Bardhi: 30 mln euro na i dha BE për bujqësinë, paratë u shpërndanë për eksponentë të PS, për të ndërtuar vila, me paratë e taksapaguesve evropian.
Toni Gogu: Ajo tha gjithë kohës kemi dëgjuar, kemi dëgjuar, e mora vesh nga i ka dëgjuar.
Por denoncimet e Bardhit nuk u pritën mirë nga eurodeputetët.
Adnan Dibrani: Erdha me shpresë se do bënim diçka për ta afruar vendin me BE, e kuptojë pse njerëzit këtu nuk kanë shpresë dhe tani po mendoj çfarë pata që erdha. Ajo që kuptoj është që ju nuk doni t’ia dini për ne, por ju i intereson vetëm imazhi që do t'i jepni protestuesve. *Ky i fundit foli edhe shqip, duke u shprehur: Ti je mësuar me luajt me këto, unë nuk jam mësu me lujt.
Giorgio Gori: Ne dëgjuam përfaqësues politik që morën fjalën dhe më bënë të ndjehem jo komod, dëgjuam deklarata politike, përpjekjet e Shqipërisë po minohen nga ju. Kjo mbledhje po përdoret për të thelluar konfliktin mes opozitës dhe shumicës, një larje hesapesh.
Antonio Decaro: Po ka një fushatë që do të filloj, por unë nuk kam votë për ju, mos u mundoni të më bindni mua të votoj për ju. Jemi këtu në emër të komuniteteve shqiptar në vendet tona, ne kemi qasje institucionale.
Mario Mantovani: Nuk është e këndshme të dëgjosh shkëmbime të ashpra. Po flasim në një kohë që pas 6 muajsh ka zgjedhje dhe ndoshta nuk e kemi zgjedhur kohën për vizitën tonë.
Por edhe pse u përball me përgjigje të prera, Bardhi "ofroi" edhe largimin nga salla.
“Nëse e doni njëngjyrësh, e keni parlamentin, dhe ne ikim dhe flasim me protestuesit. Ne i respektojmë kolegët evropian, dhe ne kemi hallet tona, por detyra na dikton që të jemi në këtë format. Por që të diktohet deputetëve të opozitës se çfarë duhet të themi ne nuk ja kemi lejuar askujt,”- tha Bardhi.
Ndërsa opozita mbajti qëndrim të ashpër ndaj situatës që e cilësoi kritike në vendin tonë për shkak të sjelljes së qeverisë, korrupsionit dhe kriminalitetit, ndryshe menduan disa prej anëtarëve të tjerë pjesëmarrës, përfshi edhe eurodeputetët e PE-së.
Marco Tarquini, kryetar i delegacionit të Parlamentit Europian, tha se ky komitet mblidhet në një kohë kur ngjarje të mëdha kanë ndodhur dhe pritet të ndodhin.
“Ne po e bëjmë këtë takim bashkë të gjitha partitë politike shqiptare dhe kjo ka një rëndësi të posaçme për vendin tuaj drejt BE-së. Shumë gjëra kanë ndryshuar gjatë viteve të fundit në Shqipëri, por ndërkohë kemi edhe zhvillime interesante të ndryshme në këtë vend tani dhe ne duam të jemi në anën tuaj. Ne duam t’ju mbështesim në përpjekjet tuaja gjithashtu. Reformat në parlamentin shqiptar kanë filluar tashmë të mishërojnë shpresat e ndryshme që ka Parlamenti Evropian dhe sigurisht edhe shpresën për t’u bërë vend anëtar. Ju doni të bëheni pjesë e BE dhe shpresa është kjo të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur,”-tha ai.
Takimi i 18 i Komitetit të Stabilizim Asoccimit do të vijojë edhe të enjten, ndërsa vjen vetëm 2 javë pasi vendi çeli grupkapitujt e parë për negociatat me Bashkimin Evropian./ZËRI