Politikë

“Burg kush zapton tokat pa leje”, Rama zbulon ndryshimet në Kodin e ri Penal: Dënime edhe për parkingjet

Kryeministri theksoi se masa e dënimit për shkelësit e ligjit do të rritet, por ndëshkimet më të ashpra do të jenë edhe për punonjësit e shtetit që heshtin ose bashkëpunojnë me këto shkelje.

zh.ll
“Burg kush zapton tokat pa leje”, Rama zbulon ndryshimet në
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zbuluar ndryshimet në Kodin Penal, ku kanë paralajmëruar se do shkojnë në burg ata që zaptojnë tokën publike apo private për parkingje. Në konferencën për mediat, Rama se ky draft i Kodit të ri Penal dhe masa ndëshkuese është hedhur për konsultim publik. Kryeministri theksoi se masa e dënimit për shkelësit e ligjit do të rritet, por ndëshkimet më të ashpra do të jenë edhe për punonjësit e shtetit që heshtin ose bashkëpunojnë me këto shkelje.

"Hyjnë për konsultim ndryshmet në Kodin Penal, ku fillon nga zënia e tokës, çfarëdo zënie toke, publike apo private pa pasur një leje për çfarëdo leje, do dënohet me burg. Edhe për parkimet, ku e zë tokën, parkim i paligjshëm, do shkosh në burg. Kur këto sulme bëhen në zonët e mbrojtura, parqe natyrore, cenojnë objekte të trashëgimisë kulturore, objekte kulte, monumente të kulture apo infrastrukturën kritike atëherë burgimi është goxha më i gjatë. Kur një vepër e kësaj natyre kryhet nga persona që paguhen nga shteti në çfarëdo pozicioni qofshin, dhe sidomos kur konstatohet symbyllja dhe bashkëpunim nga ata që duhet t’i ruajnë këto territore, dënimi është më i gjatë dhe ka një sërë nenesh, që lidhen me peronat që punojnë për shtetin”, tha Rama.

Poll

MOS HUMB