Politikë

Dasma e Alex Soros dhe Huma Abedin, Rama mban fjalim urimi për çiftin

Rama përveçse i ftuar, ishte mes personave që mbajtën një fjalim urimi për çiftin

F.I
Dasma e Alex Soros dhe Huma Abedin, Rama mban fjalim urimi për
Edi Rama dhe Alex Soros

SHBA- Dasma e Aleks Soros, djalit të miliarderit George Soros, bëri bashkë shumë figura politike dhe ato të biznesit me së pasurive të mëdha. Të sapomartuarit ishin Alex Soros, djali i George Soros dhe Huma Abedin, ndihmësja politike e cila shpesh është përshkruar si vajza e Hillary Clinton, ish-Zonjë e Parë dhe Sekretare Shteti.

Dasma u mbajt të shtunën në një nga pronat e familjes Soros në Water Mill, Nju Jork, dhe tërhoqi rreth saj shumë avionë privatë dhe një grup ish-ndihmësish të Clintonëve, duke përqendruar në një vend të vetëm një sasi të pazakontë pasurie dhe pushteti.

Përtej familjeve të çiftit, lista e të ftuarve përfshinte znj. Clinton dhe bashkëshortin e saj, ish-Presidentin Bill Clinton; ish-nënpresidenten Kamala Harris dhe bashkëshortin e saj, Doug Emhoff; senatorin Chuck Schumer të Nju Jorkut, udhëheqësin e pakicës; ish-kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi; personazhe të famshëm si Nicky Hilton Rothschild; figura kulturore si redaktorja e Vogue, Anna Wintour; miq të hershëm të Clinton si ndërmjetësja e fuqishme nga San Francisko, Susie Tompkins Buell; dhe personalitete të huaja si kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Rama përveçse i ftuar, ishte mes personave që mbajtën një fjalim urimi për çiftin. New York Times teksa ka ndarë detaje nga ceremonia zbulon se mes atyre që mbajtën fjalime urimi ishin vëllai i dhëndrit, Jonathan Soros; zonja Clinton; zonja Wintour; dhe Edi Rama.

Djali i donatorit miliarder demokrat George Soros dhe Huma Abedin konfirmuan romancën e tyre me një foto ditën e Shën Valentinit një vit më parë. Aleks Soros është 38 vjeç, ndërsa Huma Abedin, 47 vjeçe. Dasma mund të jetë takimi më i lakmuar veror i shoqërisë elitare vetëm për pak javë. Më vonë këtë muaj, disa nga të njëjtët të ftuar do të udhëtojnë për në Venecia për dasmën e një çifti tjetër të fuqishëm: Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez.

Poll

MOS HUMB