Politikë

Paloka shfrenon fjalorin ndaj gazetarëve: RKTK!

Pasi ka shkruar disa rreshta në një postim në Facebook, Paloka ka shtuar dhe një shprehje “RTKT”, që në zhargon përkthehet, “ro*t ku ti kenë” ose “ro*t ku t’i eni”, varet çfarë ka dashur të thotë Paloka.

F.m
Paloka shfrenon fjalorin ndaj gazetarëve: RKTK!
Edi Paloka

TIRANË- Kreu i Këshillit Kombëtarë të PD, Edi Paloka siç duket ka vendosur tu bëjë opozitë gazetarëve që kërkojnë shpjegime nga kryedemokrati Sali Berisha për humbjen e zgjedhjeve të 11 majit. Dhe jo, nuk bëhet fjalë për kritikë të shëndoshë, të shoqëruar me argumente, por për ofendime. Pasi ka shkruar disa rreshta në një postim në Facebook, Paloka ka shtuar dhe një shprehje “RTKT”, që në zhargon përkthehet, “ro*t ku ti kenë” ose “ro*t ku t’i eni”, varet çfarë ka dashur të thotë Paloka.

“Berisha ka publikuar cdo dite prova e fakte skandaloze per menyrat se si jane vjedhur dhe manipuluar votat e shqiptareve…E pas kesaj ti degjon nga ndonje gazetar :” Mire mo mire, keto dihen, po ju cfare…?” RKTK!”- shkruan Paloka në postim.

Paloka shfrenon fjalorin ndaj gazetarëve: RKTK!
Postimi

Postimi i Palokës vjen pas një conference të mbajtur nga Berisha, i cili denoncoi me të tjera video fenomenin ‘treni bullgar’ në zgjedhjet e 11 majit, por u përball dhe me pyetje nga gazetarët. Kjo nuk është hera e parë që Paloka e gjen përgjegjësin tek media, pasi edhe në protestën e zhvilluar pas zgjedhjeve, pati një përplasje me disa prej gazetarëve që po e mbulonin tubimin.

Poll

MOS HUMB