Politikë

Deklarata për Gonzaton, PS kërkon përjashtimin e Berishën për 30 ditë: Nuk kam fyer asnjë ambasador

Në një përgjigje për kërkesën e Taulan Ballës dhe reagimit të komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, Berisha u shpreh nga Kuvendi se nuk ka fyer asnjë ambasador.

F.I
Deklarata për Gonzaton, PS kërkon përjashtimin e Berishën
Sali Berisha

TIRANË-Grupi Parlamentar i PS ka kërkuar përjashtimin e kreut të Partisë Demokartike, Sali Berishës nga Kuvendi me 30 ditë, si shkak i deklaratave nda ambasadorit të BE Silivio Gonzato.

“Bazuar në nenin 10, ndalimi i ngacmimit seksual, deputetit i ndalohet çdo sjellje me natyrë seksuale që prek dinjitetin e cilit do, bazuar në nenin 65 fraksion 1, masa disiplinore përjashtim nga pjesëmarrja nga komisione dhe seanca plenare. Zoti kryetar ju informoj që i jemi drejtuar komisionit të etikës për të kërkuar përjashtimin për 30 ditë të deputetit Sali Berisha”, tha Taulant Balla.

Në një përgjigje për kërkesën e Taulan Ballës dhe reagimit të komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, Berisha u shpreh nga Kuvendi se nuk ka fyer asnjë ambasador. Kreu i PD kërkoi sërish të dijë se cila direktivë e BE përdor terminologjinë e përkatësisë së shumëfishtë gjinore.

"T’i përgjigjesh një shpifësi të denatyruar moralisht dhe në integritetin e tij njerëzor, nuk ia vlen të humbasësh kohë.
Por ajo që dua të them edhe njëherë, nuk kam bërë asnjë fyerje ndaj asnjë ambasadori, por kam shprehur mendimet e mia këtu, siç do t’i shpreh haptas në çdo rast. Kam kërkuar nga ky parlament, dhe jashtë këtij parlamenti, nga ambasadori Gonzato, të na tregojë se cilën direktivë, se ai ka mbështetur këtë ligj dhe zonja Marta Kos deklaron se ai ka mbajtur qëndrimin e BE. Plotësisht dakord. Por përsëri, cila direktivë e BE- BE funksionon me direktiva- cila direktivë e BE përdor terminologjinë e përkatësisë së shumëfishtë gjinore. Ta shoh, ta di, sepse ekspertë të shquar që unë njoh, më kanë konfirmuar se asnjëra nga direktivat e BE nuk kanë këtë terminologji, por janë që të gjitha në binaritet,flasin për burrin dhe gruan. Kjo është e tëra. Çdo lloj interpretimi sui generis është problemi i atij që e bën. Por unë përsëri dhe përsëri deklaroj këtu se jam kundër çdo forme diskriminimi dhe pabarazie, por jam në mënyrë kategorike kundër çdo përpjekje për të riformatuar antropologjinë njerëzore, binaritetin e gjinisë, Kushtetutën e Shqipërisë, kodet e vendit, të cilat sanksionojnë këtë binaritet si themel juridik të rendit kushtetues të Shqipërisë,"-u shpreh Berisha në Kuvend.

Çfarë deklaroi Berisha sot në Kuvent për Gonzaton?

Sali Berisha në deklaratën e tij ndaj ambasadorit Gonzato, e akuzoi se po “imponon bindjet e tij personale” në lidhje me projektligjin për barazinë gjinore. 

"Një gazetar më tha se ambasadori Gonzato ka kërkuar votimin e ligjit, i kërkoi të nderuarit ambasador të nxjerrë cilat direktiva të BE e kërkon një gjë të tillë. Cila direktivë t’u thotë shqiptarëve se direktivat aty, sepse ky ligj nuk ekziston në 21 vende anëtare të BE sepse ky ligj është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese franceze në vitin 2016, se u mohon prindërve të drejtën e edukimit. Ky ligj de fakto në shoqërinë post marksiste, godet familjen. Çfarë ka bërë ky grup sororianësh që ka pushtuar shtetin shqiptar. Edhe ajo që erdhi e rritur e pasuruar pasurisht me fondet e Soros dhe tani këtë ligj kërkojnë ta votojnë në 2 të natës. E Kanë vendosur në pikën 17 të rendit të ditës. Këtë ligj i cili defakto përmbys kodin e familjes,"-deklaroi Berisha.

Poll

MOS HUMB