Politikë

Deklaratat e Koçekut se u kërcënua nga Bajrat, ministri Gogu: S' është lajm politik, institucionet të zbatojnë urgjentisht detyrën

Ministri i Drejtësisë shprehet se rasti duhet të hetohet sa më parë nga institucionet përgjegjëse nëse ka ndodhur.

F.I
Deklaratat e Koçekut se u kërcënua nga Bajrat, ministri Gogu:
Toni Gogu

TIRANË-Ministri i Drejtësisë Toni Gogu në një deklaratë për mediat para nisjes së seancës plenare në Kuvend, ka reaguar lidhur me deklaratën e deputetes Marjana Koçku, ku pretendon se është kërcënuar nga fisi i Bajrave në Shkodër. Ministri Gogu u shpreh se ky nuk është më një rast politik, por një rast që duhet të hetohet sa më parë nga institucionet përgjegjëse nëse ka ndodhur.

Toni GoguKur një qytetar, aq më tepër një deputet, sinjalizon për kërcënim, ky nuk është lajm politik, është lajm që i takon shtetit të së drejtës, jam i bindur që institucionet të ngarkuara me ligj duhet të zbatojnë urgjentisht detyrën. Asnjë qytetar nuk mundet të jetojë nën fuqinë e kërcënimit, por kjo është një punë për organet hetimore dhe organet ligjzbatuese, si Policia e Shtetit, si SPAK. Shpreh solidaritet ndaj çdo shqiptari dhe jo më ndaj një deputeti. Kur një koleg deputet shpreh të tilla shqetësime do të thotë që është cenuar institucioni si kuvendi. Është rast që meriton vëmendjen e plotë shtetërore për tu hetuar si një rast.

Koçeku një ditë më parë (17 qershor) me anë të një postimi në rrjete sociale, pretendon se familja e saj është kërcënuar nga grupi i Bajrave. Koçeku shprehet se nëse diçka i ndodh familjes së saj nuk do e lejë me aq. Lidhur me këtë deklaratë edhe Sokol Tahiraj, avokati i familjes Bajri, ka reaguar Tahiraj i cilëson deklaratat e deputetes si të pabazuara në prova dhe si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj klientëve që ai përfaqëson. Avokati i bëri thirrje deputetes Koçeku që, nëse disponon prova konrekte për pretendimet e bëra publikisht, t'i paraqesë ato pranë institucioneve përgjegjëse dhe jo në media apo rrjete sociale./ZËRI

Poll

MOS HUMB