Politikë

Dëmet nga zjarret/ Rama: Qytetarët do të dëmshpërblehen qindarkë për qindarkë! Rritje page për zjarrfikësit

Kreu i qeverisë deklaroi se të qytetarët të cilët kanë pësuar dëme në banesa dhe bagëtitë nga zjarret e muajve të verës, do të dëmshpërblehen tërësisht. 

zh.ll
Dëmet nga zjarret/ Rama: Qytetarët do të dëmshpërblehen
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë kapitullin e ri të Mbrojtjes Civile. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin kryeministri Edi Rama, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu dhe Ervin Demo, ministër Shteti për Pushtetin Vendor. 

Kreu i qeverisë deklaroi se të qytetarët të cilët kanë pësuar dëme në banesa dhe bagëtitë nga zjarret e muajve të verës, do të dëmshpërblehen tërësisht. Rama njoftoi gjithashtu se sigurimi i banesave dhe bizneseve nga fatkeqësitë natyrore, do të sanksionohet edhe me ligj.

“Është inventari i plotë dhe të gjithë ata që kanë humbur banesat apo krerë bagëtish duhet të jenë të qetë sepse me kalimin e aktit normativ të qeverisë së shpejti do të dëmshpërblehen qindarkë për qindarkë. Kjo është shumë e rëndësishme që të gjithë të nisin dhe të mendojnë për të marrë masa për t’u përfshirë në skemën e re të sigurimit të shtëpive nga fatkeqësi natyrore. Gjë që do ta sanksionojmë edhe me ligj. Kemi mbetur i vetmi vend që nuk e ka një ligj të tillë duke i dhënë mundësi të gjithëve që për një kontribut modest të mund të jenë të siguruar nga fatkeqësitë. Këtu nuk është fjala vetëm për shtëpitë, por është fjala edhe për sipërmarrjet njësitë  e biznesit që duhet të sigurohen edhe nga përmbytjet”, tha Rama.

Më tej, Rama njoftoi se për sektorin e zjarrfikëses do të ketë një rritje page. Kryeministri u shpreh se “jemi në borxh me ta” me forcat zjarrfikëse për punën që kanë bërë, dhe sfidat që ata përballen çdo stinë vere. 

"Do kalojë në tjetër nivel trajtimi e mbështetje! Zjarrfikësit do të përfshihen në formulën e rritjes së pagave të FA. Do të bëjmë rritje të vazhdueshme të pagës, e domosdoshme dhe e rëndësishme. S’dua që punonjësit e policisë të mendojnë se do jemi ca të nënës e ca të njerkës, por ndaj zjarrfikësve kemi një borxh që s’mund ta lëmë të thellohet. Ata përballen me sfidë kolosale, gjithnjë e më të madhe çdo stinë vere, pagat e tyre nuk i përgjigjen lartësisë së kësaj sfide.", tha Rama. 

Poll

MOS HUMB