Politikë

Arlind Qorri e provon sërish, shpall kandidaturën për kreun e Bashkisë së Tiranës

Në 2023 ai garoi përballë Erion Veliajt nga Partia Socialiste dhe Belind Këlliçit nga Partia Socialiste. 

F.I
Arlind Qorri e provon sërish, shpall kandidaturën për kreun e
Arlind Qorri

TIRANË-Arlind Qorri është kandidati i dytë në garë për Bashkinë më të madhe dhe të rëndësishme në vend, atë të Tiranës. Qorri deri në këto momente garon përballë kandidates nga Partia Socialiste, Ogerta Manastirliu. Njoftimi është dhënë me anë të një postimi në rrjetet sociale nga partia 'Lëvizja Bashkë'. Në postim thuhet se Arlind Qori, me gjithë eksperiencën, seriozitetin, idealizmin dhe qëndrueshmërinë e tij, është alternativa e vërtetë për qytetin e Tiranës.

Por kjo nuk është hera e parë që Qori kandidon për postin e kryebashkiakut të Tiranës. Në 2023 ai garoi përballë Erion Veliajt nga Partia Socialiste dhe Belind Këlliçit nga Partia Socialiste. Asakohe Arlind Qori ishte kandidati i tretë më i votuar me gati 14 mijë vota.

Postimi i Plotë:

ARLIND QORI, ALTERNATIVA E VËRTETË PËR TIRANËN

Propozimi i Lëvizjes BASHKË për mbarë qytetarët e Tiranës në zgjedhjet e 9 nëntorit është emri i kryetarit të saj, Arlind Qori, zëri dhe njeriu, arsimtari dhe aktivisti që për mbi një dekadë ka folur çdo ditë mbi qytetin dhe njerëzit e tij, parqet dhe shkollat, ujin dhe ajrin, të drejtën e strehimit dhe transportin publik, korrupsionin dhe keqqeverisjen etj.

Për ne, zgjedhjet në Tiranë nuk janë thjesht një mundësi për ta shndërruar qytetin sipas nevojave dhe aspiratave të qytetarëve, por edhe një betejë idesh dhe shembujsh që do të rezonojnë në të gjithë Shqipërinë. Prandaj Arlind Qori, me gjithë eksperiencën, seriozitetin, idealizmin dhe qëndrueshmërinë e tij, është alternativa e vërtetë për qytetin e Tiranës. Me besim te qytetarët dhe përkushtimi i gjithkujt që do të na bashkohet në këtë fushatë, dalshim faqebardhë!

Kujtojmë se Arlind Qori ishte i dyti në listën e Lëvizjes Bashkë në qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 11 Majit, por nuk arriti të merrte mandatin e deputetit. Kjo parti mori 1 mandat në Tiranë, të cilin e ka Redi Muçi./ZËRI

Poll

MOS HUMB