Politikë

Zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki, PD mbledh sot Kryesinë! Ja ç'pritet të diskutohet

Mbledhja e Kryesisë së PD-së vjen vjen në kuadër të konsultimeve që opozita po zhvillon me aleatët, për të intensifikuar diskutimet mes forcave opozitare për të ndërtuar një front të përbashkët opozitar dhe për të konsoliduar mbështetjen rreth një kandidature të vetme, që do të përfaqësojë opozitën në zgjedhjet e 9 nëntorit.

zh.ll
Zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki, PD mbledh sot Kryesinë! Ja
Partia Demokratike

TIRANË- Partia Demokratike do të mbledhë mesditën e sotme Kryesinë, në orën 13:00, ku në qendër të diskutimeve pritet të jenë zgjedhjet e pjesshme në 6 Bashki të vendit. 

Gjatë mbledhjes, grupi i punës do të informojë rreth ecurisë së bisedimeve me aleatët në lidhje me përfaqësimin në zgjedhjet vendore të 9 nëntorit. Diskutime dhe vendimarrje do të ketë gjithashtu edhe mbi organizimin e procesit zgjedhor në 6 bashkitë që hyjnë në zgjedhje.

Mbledhja e Kryesisë së PD-së vjen vjen në kuadër të konsultimeve që opozita po zhvillon me aleatët, për të intensifikuar diskutimet mes forcave opozitare për të ndërtuar një front të përbashkët opozitar dhe për të konsoliduar mbështetjen rreth një kandidature të vetme, që do të përfaqësojë opozitën në zgjedhjet e 9 nëntorit.

Deri më tani, PD s'ka dalë me kandidatë për asnjërën prej Bashkive, përfshirë edhe Tiranën. Nga ana tjetër, PS ka prezantuar më herët Ogerta Manastirliun për kryeqytetin.

Vakancat në bashkitë Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik janë krijuar për shkak të dorëheqjes së kryetarëve të bashkive. Ndërsa në Bashkinë Tiranë për shkak se ish-kryetari Erion Veliaj ndodhet në qeli prej dats 10 Shkurt dhe u shkarkua me vendim të Këshillit Bashkiak. Veliaj e akimoi shkarkimin e tij në Kushtetuese, por pavarësisht kësaj, Presidenti Bajram Begaj dekretoi datën e zgjedhjeve edhe për Bashkinë Tiranë./ZËRI

Poll

MOS HUMB