
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çela është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Sipas raportimeve të deritanishme, deputeti i PD-së, është thirrur në SPAK për të dëshmuar lidhur me dosjen "Toyota Auris", por vetë deputeti ka zgjedhur që të mos japë asnjë koment për gazetarët.
Isuf Çela: Nuk kam asnjë koment.
Pyetje: Jeni thirrur si person në hetim?
Isuf Çela: Jo!
Pyetje: Jeni thirrur për dosjen Zarka?
Isuf Çela: Jo!
MOMENTI ME VIDEO:
Por edhe pse vetë nuk e pranoi, në raportimin para SPAK, gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha tha se emri i Çelës përmendet në bisedat e "SkyECC" si një person i afërt me një IT të punësuar në Gjykatën e Tiranës, i cili kishte refuzuar ndërhyrjet për të paracaktuar shortin për dosjen "Auris". Megjithatë, vetë demokrati i mohoi këto pretendime./ZËRI