
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me kryebashkiakët foli për situatën e zjarrëve që ndodhen në vend gjatë verës. Rama kritikoi Prefekturën e Korçës, e cila ishtë më e goditura, se nuk ka vepruar ashtu siç duhet.
Rama tha se nuk janë përdorur forcat që Prefektura e Korçës ka pasur në dispozicion dhe ka dështuar në kontrollin e zjarreve.
“Të gjitha strukturat duhet të bëjnë një deklarim forcash në dispozicion, por ju e dini shumë mirë këtë. Marrim Preferkturën e Korçës dhe të Shkodrës. Korça ka deklaruar 1491 forca dhe ka aktivizuar vetëm 342 dhe ka kërkuar mbështjeje nga forcat e armatosura pa aktivizuar 70% të forcave që i ka deklaruar aktive.
Prefektura e Shkodrës që ka pasur disa emergjenca potencialisht të rrezikshme është Perfektuara më angazhimin më të lartë të kapaciteteve vendore dhe ka përdoru më shumë se ato të deklaruara dhe mbështjejen nga forcat e armatosura e ka kërkuar në pak raste specifike. Rezultati në prefekturën e Korçës ku forcat e armatosura janë kërkuar në mënyrë të vazhdueshme dhe deklarimi i forcave ka qenë i dobët pavarësht shpenzimit të madh të energjive dhe përgjigjes, rezultatet kanë qenë më të dobëta. Kjo do të thotë se kjo kërkon një strukturim dhe trajnim. Praktikisht është një dështim që ne nuk kemi si ta justifikojmë”, tha Rama. /ZËRI