Politikë

Deputetja e PD përjashtohet nga Kuvendi, Spiropali: Ke ardhur në Kuvend me benzinë, po na rrezikon jetën

Kjo pasi sot, sipas kryeparlamentares, Elisa Spiropali hodhën benzinë mbi deputetët.

k.m.
Deputetja e PD përjashtohet nga Kuvendi, Spiropali: Ke ardhur në
Elda Hoti

TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike, Elda Hoti dhe Petrit Doda janë përjashtuar nga seanca e sotme plenare. Kjo pasi sot, sipas kryeparlamentares, Elisa Spiropali hodhën benzinë mbi deputetët. E gjitha ndodhi kur Hoti nxorri dy shishe nga çanta e saj, dhe me lëngun brenda spërkati gjithë sallën e Kuvendit. Menjëherë, reagoi Spiropali, e cila ngriti dyshimet se lënda ishte benzinë.

Ndaj edhe vendosi përjashtimin e Hotit dhe të Dodës nga seanca. 

“Ke ardhur në Kuvend me bezinë me vete, dilni jashtë. Dil jashtë, ke rrezikuar jetën e deputetëve të Kuvendit. Je e përjashtuar. Të verifikohet materiali që u hodh mbi deputetët. Petrit Doda dhe Elda Hoti, dilni jashtë,”- tha Spiropali.

Ndërsa, Hoti tha se ajo kishte parfum me vete dhe asnjë lëndë tjetër. /ZËRI

Poll

MOS HUMB