
TIRANË- Kuvendi nisi seancën plenare në orën 10:0, ku një pjesë e deputetëve të Partisë Demokratike janë përjashtuar. Ndërsa deputetët e opozitës që ndodhe në sallë thanë se edhe ata që nuk janë përjashtuar janë ndaluar nga garda të futen brenda. Por kryeparlamentarja Elisa Spiropali tha se ata nuk janë të përjashtuar dhe mund të futen.
"Jemi rrethuar të gjithë me një gardh prej hekuri, që edhe pse nuk jemi përjashtuara nuk jemi lejuar të futemi. Ose Garda të marrë masa të lejojë deputetët që s’janë të përjashtuar të futen brenda, ose po ktheni një diktaturë që vetëm ju e dini. Merrni masa një orë e më parë", tha Sorina Koti.
"Deputetët e përjashtuar nuk mund të futen, të gjithë deputetët e tjerë janë të mirëpritur të futen", tha Spiropali.
Gjithashtu edhe Tritan Shehu e quajti këtë një grusht shteti dhe tha se askush nuk mund të bllokojë opozitën të futet në Kuvend.
"Grusht shteti i vërtetë, po bllokohen deputetët në sallë. Janë deputetët gjoja të padënuar nga ju, Garad nuk i lejon të futet, e kuptoni se çdo të thotë kjo, të vendet rendi ushtarak në Kuvend. Dilni atje dhe shikoni çfarë bëhet. Nuk ka njeri forcë në botë të bllokojë deputetët të futen në kuvend", tha Shehu. /ZËRI