Politikë

"Shëmbëlltyra e zezë"/ Rama për protestën: Disa dështakë të zemëruar, por...qytetarët do të fitojnë me Shqipërinë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thekson se qytetarët kanë të drejtë të protestojnë pavarësisht drejtuesve politikë, duke i ndarë në dy pjesë, atë të halleve qytetare dhe atë të ndikuar politikisht. 

zh.ll
"Shëmbëlltyra e zezë"/ Rama për protestën:
edi rama-protesta

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protestat që prej një muaji po zhvillohen në Tiranë, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e qeverisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thekson se qytetarët kanë të drejtë të protestojnë pavarësisht drejtuesve politikë, duke i ndarë në dy pjesë, atë të halleve qytetare dhe atë të ndikuar politikisht. Sipas kreut të qeverisë, 'korja e shpifur që ka bërë bashkë plot dështakë të zemëruar të Shqipërisë, turlilloj personazhesh që japin mend që s’i kanë dhe shfryjnë dufe e mllefe për të cilat s’ua ka fajin askush veç vetes'.

Rama shtoi se protestuesit do të fitojnë bashkë me Shqipërinë, ndërsa shembëlltyra e zezë që i keqpërdori do të dështojë e do të thërmohet në çika.

Postimi i plotë i Ramës:

QYTETARËT kanë të drejtë të protestojnë pavarësisht se kush i drejton, manipulon, përdor dhe abuzon me hallet e tyre.
Korja e mbetjeve të rrezikshme socio-politike të bulevardit dhe uji i rrjedhshëm i protestës së qytetarëve që kërkojnë të dëgjohen, janë dy gjëra krejt të ndryshme.
Ai ujë që buron nga halle, shqetësime, probleme reale të jetës së çdo protestuesi apo simpatizanti të protestës, duhet kthyer dhe do ta kthejmë në energji për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian, duke ndarë me ta reflektimin tonë nga kjo protestë, sapo ta kemi lexuar me vëmendje e përulësi krejt mesazhin e zemërimit të tyre të sinqertë
Ndërsa korja e shpifur që ka bërë bashkë plot dështakë të zemëruar të Shqipërisë, turlilloj personazhesh që japin mend që s’i kanë dhe shfryjnë dufe e mllefe për të cilat s’ua ka fajin askush veç vetes, duhet parë e treguar pa asnjë ngurrim mu siç është:
Shembëlltyra më e zezë e alternativave politike të këtyre 35 vjetëve
Por e mira më e madhe e kësaj proteste, për të cilën do të bëhen pishman edhe armiqtë e dashakeqët e Shqipërisë që qëndrojnë pas cunamit të baltës digjitale, është se në fund nga e gjithë kjo vorbull shumica qeverisëse do të dalë me vullnetin e ripërtërirë për të qenë shumë më afër me popullin
Dhe protestuesit do të fitojnë bashkë me Shqipërinë, ndërsa shembëlltyra e zezë që i keqpërdori do të dështojë e do të thërmohet në çika…

Poll

MOS HUMB