Politikë

'Të shlyhet deri në nëntor'/ Kaosi në Kuvend sa është dëmi i shkaktuar nga deputetët e PD-së

Mësohet se përgjegjës për dëmet e shkaktuara janë deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka, Bledian Nallbati dhe Elda Hoti.

I.F
'Të shlyhet deri në nëntor'/ Kaosi në Kuvend sa
Karriget e djegura

TIRANË- Fatura financiare për dëmet që shkaktuan deputetët e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shipërisë në seancën plenare më 30 shtator, ku dogjën karriget e tyre është 764.922 mijë lekë. Sipas dokumentit, deputetët kanë afat që të paguajnë për dëmet e shkaktuara deri mëë 20 Nëntor, ose ndryshe do t’u mbahet nga paga. Mësohet se përgjegjës për dëmet e shkaktuara janë deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka, Bledian Nallbati dhe Elda Hoti. Sipas dokumentit zyrtar të lëshuar nga Kuvendi i Shqipërisë, afati përfundimtar për pagesën e dëmit është data 20.11.2024, ndaj edhe zhdëmtimi do të kryhet duke u mbajtur paga e tyre në dy këste. 

DOKUMENTI: 

'Të shlyhet deri në nëntor'/ Kaosi në Kuvend sa

Gazment Bardhi duhet të zhdëmtojë demet me vlerë 209.175 lekë

Flamur  Noka duhet të zhdëmtojë dëmet me vlerë 187.455 lekë

Bledian Nallbati duhet të zhdëmtojë dëmet me vlerë 187.455 lekë

Elda Hoti duhet të zhdëmtojë dëmet me vlerë 180. 837 lekë

Kujtojmë se seanca plenare më 30 shtator zgjati më pak se 20 minuta, ndërsa u shoqërua me akte dhune nga deputetët e opozitës. Opozita shkaktoi kaos e tensione, duke bllokuar fillimisht Foltoren. Pas kësaj, deputetët e opozitës dolën jashtë sallës së Kuvendit, duke nxjerrë në oborr edhe të gjitha karriget e tyre, të cilave iu vendosën flakën. Deputeti Flamur Noka shkuli një nga mikrofonat në Kuvend dhe ky veprim e detyroi kryeparlamentaren Spiropali që ta përjashtonte nga seanca. Noka paralajmëroi se e njëjta situatë do të jetë në çdo seancë plenare. Ndërsa Sekretariati i Etikës vendosi të përzejë 24 deputetët e PD-së deri më dy muaj në seancat plenare për shkak të dhunës dhe kaosit që shkaktuan në Parlament me 30 shtator. /ZËRI

Poll

MOS HUMB