LIVE UPDATES

Dhuna në Kuvend, Policia kallëzon në SPAK 24 deputetë të opozitës. Rrezikojnë dhe përjashtimin! SHBA: Thellësisht të shqetësuar

➤ Një ditë pas akteve të dhunës në Kuvend, PS pritet të mbledhë sot Komisionin e Etikës, ku është kërkuar përjashtimi i 24 deputetëve të opozitës. ➤PD nga ana e saj ka vendosur sot që të bojkotojë mbledhjen e komisioneve parlamentare, ndërsa në rendin e ditës janë 4 të tilla. ➤Ministri i brendshëm Ervin Hoxha tha se policia dhe garda kanë kryer të gjitha veprimet proceduriale, dhe pamjet filmike do të dorëzohen në SPAK, pasi me aktet e tyre të dhunës deputetët e opozitës rrezikuan jetën e kolegëve. ➤Sjellja e opozitës u dënua dhe nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, i cili bëri thirrje që situata të mos përshkallëzohet. ➤Seanca e djeshme në Kuvend zgjati më pak se 20 minuta, ndërsa u shoqërua me akte dhune nga deputetët e opozitës. Opozita shkaktoi kaos e tensione, duke bllokuar fillimisht Foltoren. Pas kësaj, deputetët e opozitës dolën jashtë sallës së Kuvendit, duke nxjerrë në oborr edhe të gjitha karriget e tyre, të cilave iu vendosën flakën.

14 artikuj për këtë temë.
8 MUAJ ME PARE

Dhuna në Kuvend, reagon ambasada britanike: Partitë politike të angazhohen në dialog

Dhuna në Kuvend, Policia kallëzon në SPAK 24 deputetë
Pamje nga kuvendi

TIRANË- Ambasada britanike ka reaguar për dhunën në Kuvendin e Shqipërisë. Përmes një postimi në "X", Ambasada britanike u ka bërë thirrje partive politike që të ulen në dialog, në mënyrë që seancat plenare të zhvillohen në normalitet. PO ashtu, ambasada britanike thekson se dhuna nuk ka vend në demokraci.

“Dhuna nuk ka vend në demokraci. Ambasada Britanike u kërkon të gjitha partive politike shqiptare të angazhohen në dialog konstruktiv dhe procese paqësore parlamentare. Ambasada Britanike dënon veprimtarinë që synon të minojë këto parime dhe mbetet e përkushtuar për të mbështetur popullin dhe demokracinë e Shqipërisë”, shkruhet në postimin ambasadës britanike në X.

Një ditë pas akteve të dhunës në Kuvend, ministri i brendshëm Ervin Hoxha tha se policia dhe garda kanë kryer të gjitha veprimet proceduriale, dhe pamjet filmike do të dorëzohen në SPAK, pasi me aktet e tyre të dhunës deputetët e opozitës rrezikuan jetën e kolegëve. Aksioni i opozitës u kritikua edhe nga ndërkombëtarët. Deri më tani, reagime ka pasur nga Ambasada Amerikane dhe delegacioni i Bashkimit Europian./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Kaosi në Kuvend, Policia kallëzon në SPAK 23 deputetë të opozitës

Dhuna në Kuvend, Policia kallëzon në SPAK 24 deputetë
Kuvendi

TIRANË- Një ditë pas akteve të dhunës në Kuvend, Partia Socialiste pritet të mbledhë sot Komisionin e Etikës, ku është kërkuar përjashtimi i 24 deputetëve të opozitës. Partia Demokratike nga ana tjetër ka vendosur që të bojkotojë mbledhjen e komisioneve parlamentare. Ministri i brendshëm Ervin Hoxha tha se policia dhe Garda kanë kryer të gjitha veprimet proceduriale, dhe pamjet filmike do të dorëzohen në SPAK, pasi me aktet e tyre të dhunës deputetët e opozitës rrezikuan jetën e kolegëve. Sjellja e opozitës u dënua dhe nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, i cili bëri thirrje që situata të mos përshkallëzohet. Ambasada Amerikane ka reaguar gjithashtu për kaosin që shoqëroi seancën plenare të një dite më parë dhe ka dënuar veprimet e Opozitës, duke i konsideruar akte dëmtuese që nuk kanë vend në procesin demokratik.

8 MUAJ ME PARE

Djegia e karrigeve jashtë Kuvendit/ "Faturohen" deputetët e PD-së, ja sa duhet të paguajnë për ulëset

Dhuna në Kuvend, Policia kallëzon në SPAK 24 deputetë
Zjarri në Kuvend

TIRANË- Deputetët e opozitës dogjën dje karriget e Kuvendit të Shqipërisë, e tani duhet që të paguajnë  për dëmet që i kanë shkaktuar. Gazetari Muhamed Veliu bën me dije për “TopChannel” se kostoja e një nga karriget e djegura është 35 mijë lekë të reja. Opozita dogji rreth 30 karrige, kështu që kostoja në total shkon 1.050.000 lekë. Por nuk mbaron me kaq! Deputetët e opozitës dëmtuan gjithashtu Foltoren e Kuvendit dhe shkulën mikrofonat e deputetëve të Partisë Socialiste. Për të përllogaritur totalin e dëmit që ka shkaktuar opozita, është ngritur edhe një grup nga Kuvendi i Shqipërisë. Shuma e këtyre dëmeve, do t'u mbahet nga rroga deputetëve të opozitës. 

“Në përfundim të këtij vlerësimi, deputetët e përfshirë do të ngarkohen me përgjegjësinë e dëmshpërblimit të plotë financiar. Karriget e djegura prej tyre nuk janë të tyret, po janë të popullit shqiptar dhe janë blerë e mirëmbahen ashtu si edhe të gjitha pajisjet e tjera, me taksat e shqiptarëve. Zëvendësimi i plotë i tyre dhe i çdo pajisjeje tjetër të dëmtuar do të bëhet ekskluzivisht me të ardhurat që do t’u mbahen nga paga deputetëve të përfshirë”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Seanca e djeshme në Kuvend zgjati më pak se 20 minuta, ndërsa u shoqërua me akte dhune nga deputetët e opozitës. Opozita shkaktoi kaos e tensione, duke bllokuar fillimisht Foltoren. Pas kësaj, deputetët e opozitës dolën jashtë sallës së Kuvendit, duke nxjerrë në oborr edhe të gjitha karriget e tyre, të cilave iu vendosën flakën. Deputeti Flamur Noka shkuli një nga mikrofonat në Kuvend dhe ky veprim e detyroi kryeparlamentaren Spiropali që ta përjashtonte nga seanca. Noka paralajmëroi se e njëjta situatë do të jetë në çdo seancë plenare. /ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Kaosi në Kuvend, Bardhi u përgjigjet ndërkombëtarëve: S'po i rrezikohet jeta askujt, nuk do i nënshtrohemi Ramës

Dhuna në Kuvend, Policia kallëzon në SPAK 24 deputetë
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me deklaratat e ndëkombëtarëve lidhur me aksionin që zhvilloi dje opozita në Kuvendin e Shqipërisë. Në një postim në rrjetet e tij sociale, Bardhi thekson se me maxhorancën nuk ka asnjë mundësi dialogu. Ndër të tjera në reagimin e tij, kreu i grupit tha se nga protesta dhe aktet simbolike nuk i rrezikohet jeta askujt, kështu që lajmëroi se aksioni i opozitës do të vazhdojë, por pa dhënë detaje lidhur me formën dhe mënyrën.

"Për këtë arsye, reagimi, rezistenca dhe mosnënshtrimi është e vetmja formë që i mbetet opozitës për të mbrojtur demokracinë dhe shtetin ligjor. Me keqardhje rikonfirmoj se e kemi të pamundur t’i nënshtrohemi dhunës së Edi Ramës, të lejojmë asgjesimin e çdo grimce lirie në këtë vend apo të pranojmë në heshtje instalimin e shtetit të tij personal,"-shkruan Bardhi ndër të tjera.

REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMENT BARDHI

Nuk ka akt më antidemokratik sesa tentativa për të zhbërë opozitën. Nuk ka akt më brutal dhe të dhunshëm sesa të burgosesh për fjalën e lirë. Nuk ka autoritarizëm më të madh sesa të injorosh vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të refuzosh të dorëzosh para drejtësisë një deputet të mazhorancës. Nuk ka veprim më të dhunshëm sesa të marrësh hapur autorësinë e vendimeve politike të gjykatave që burgosin opozitën dhe të kërcënosh me fjalor rruge këdo që guxon të denoncojë lidhjet e Edi Ramës me krimin e organizuar.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe çdo qytetar i ndershëm në këtë vend, është thellësisht i shqetësuar për shkatërrimin e balancës mes pushtetetëve, asgjesimit të parimeve demokratike, shantazhit dhe dhunës ndaj opozitës e qytetarëve, rikthimit të metodave të Sigurimit të Shtetit për përndjekjen kundër opozitës dhe qytetarëve, apo ngritjes në majat e pushtetit të krimit të organizuar. Dialogu është mjet i duhur në vende demokratike, ku mosmarrëveshjet zgjidhen në rrugë institucionale. Por një vend, ku shumica në Parlament injoron vendimet e Gjykatës Kushtetuese kur ato janë në favor të opozitës, nuk është as demokratik dhe as krijon mundësinë për ndjekjen e rrugëve institucionale.

Nga protesta apo aktet simbolike nuk i rrezikohet jeta askujt, përveçse rrezikohet pushteti personal i Edi Ramës! Nga përballja me krimin e organizuar dhe qeverisjen e kriminalizuar të lidhur me të, që është mision i çdo deputeti që mbron interesin publik, i rrezikohet jeta e prona kujtdo, çdo sekond, çdo minut, çdo orë dhe çdo ditë. Për këtë arsye, reagimi, rezistenca dhe mosnënshtrimi është e vetmja formë që i mbetet opozitës për të mbrojtur demokracinë dhe shtetin ligjor. Me keqardhje rikonfirmoj se e kemi të pamundur t’i nënshtrohemi dhunës së Edi Ramës, të lejojmë asgjesimin e çdo grimce lirie në këtë vend apo të pranojmë në heshtje instalimin e shtetit të tij personal.

Ndërkombëtarët iu referuan seancës së djeshme, e cila zgjati më pak se 20 minuta, ndërsa u shoqërua me akte dhune nga deputetët e opozitës. Opozita shkaktoi kaos e tensione, duke bllokuar fillimisht Foltoren. Pas kësaj, deputetët e opozitës dolën jashtë sallës së Kuvendit, duke nxjerrë në oborr edhe të gjitha karriget e tyre, të cilave iu vendosën flakën. Deputeti Flamur Noka shkuli një nga mikrofonat në Kuvend dhe ky veprim e detyroi kryeparlamentaren Spiropali që ta përjashtonte nga seanca. Noka paralajmëroi se e njëjta situatë do të jetë në çdo seancë plenare./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Dhuna në Kuvend, ambasada e SHBA-ve: Thellësisht të shqetësuar për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur nga opozita

Dhuna në Kuvend, Policia kallëzon në SPAK 24 deputetë
Ambasada Amerikane

TIRANË- Ambasada Amerikane ka reaguar për kaosin që u shoqërua seanca plenare e ditës së djeshme (30 shtator). Ambasada ka dënuar veprimet e opozitës duke u shprehur se janë akte dëmtuese që nuk kanë vend në procesin demokratik. Gjithashtu ka sygjeruar që opozita dhe mazhoranca të dialogojnë dhe të ruajnë vlerat e qytetarisë.

"Ambasada e SHBA është thellësisht e shqetësuar për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në parlamentin shqiptar të hënën. Akte të tilla dëmtuese dhe potencialisht lënduese nuk kanë vend në procesin demokratik. Nxisim të gjitha palët e përfshira të ushtrojnë vetëpërmbajtje, të angazhohen në dialog konstruktiv si dhe të përqafojnë vlerat e respektit dhe qytetarisë.

Mbështesim diskutimet paqësore dhe bashkëpunuese lidhur me negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE si dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë krah institucioneve shqiptare teksa punojnë për ta sjellë Shqipërinë më pranë bashkësisë euro-atlantike." thuhet në deklaratë.

Dhuna në Kuvend, Policia kallëzon në SPAK 24 deputetë
Deklarata e ambaseades

Opozita nisi dje aksionin e paralajmëruar duke bojkotuar fillimisht Komisionet dhe më pas foltoren e Kuvendit. Deputetët e Partisë Demokratike në mbështetje të Salianjit krijuan kaos në Kuvend, ku në shenjë proteste nxorrën karriget jashtë dhe iu vendosën flakën. Si pasojë e trazirave në Kuvend, seanca zgjati vetëm 15 minuta./ ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Dhuna në Kuvend, Policia çon në SPAK 23 deputetë të PD-së, Noka dhe Bardhi akuzohen për ‘goditje për shkak të detyrës’

Dhuna në Kuvend, Policia kallëzon në SPAK 24 deputetë
Pamjet nga djegia e karrigeve

TIRANË- Policia e Tiranës, ka nisur hetimet dhe ka referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për 23 deputetë të opozitës, që dje u përfshinë në akte dhune në Kuvend. Në mesin e akuzave që janë ngritur nga policia janë disa, ajo e goditjes për shkak të detyrës, shkatërrimi i pronës dhe shkatërrimi i pronës me zjarr. Dy deputetët mbi të cilët rëndojnë akuzat më të rënda janë Gazment Bardhi dhe Flamur Noka.

Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se ditën e djeshme, gjatë zhvillimit së seancës plenare, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, këta shtetas (deputetë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë) kanë kryer veprime të dhunshme duke dëmtuar foltoren e Kuvendit, kanë thyer një karrige dhe kanë hedhur në drejtim të Kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar, sende të forta (pjesë të karriges së thyer). Gjithashtu kanë djegur disa karrige, në ambientet e jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Më herët gjatë ditës së sotme, pati dhe një reagim nga Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, i cili tha se materialet dhe pamjet filmike do të dërgohen në SPAK. Paralelisht me hetimet e policisë dhe prokurorisë, socialistët i kanë kërkuar Komisionit të Etikës në Kuvend, përjashtimin nga seancat të 24 deputetëve të Partisë Demokratike.

Njoftimi i policisë së Tiranës:

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të shtetasve:

- F. N., 53 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr" dhe "Goditjet për shkak të detyrës", parashikuar nga nenet 151 dhe 237 të Kodit Penal;

- G. B., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Goditjet për shkak të detyrës", parashikuar nga neni 237 të Kodit Penal;

- B. N., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr" parashikuar nga nenet 151 i Kodit Penal;

- Dh.Ç.(T)., 51 vjeçe,

- F. H., 56 vjeç,

- Xh.M., 57 vjeç,

- L.G., 52 vjeç,

- A.Gj., 50 vje

- I.Zh., 37 vjeçe,

- L.M., 47 vjeçe,

- D.S., 59 vjeç,

- L.B., 61 vjeç,

- L.H., 57 vjeç,

- A.D., 57 vjeç,

- E.B., 51 vjeç,

- E.Xh., 39 vjeçe,

- S.K., 40 vjeçe,

- S.K., 43 vjeç,

- E.S., 66 vjeç,

- K.M., 62 vjeç,

- V.D., 56 vjeç,

- M.K., 50 vjeçe;

- I.Ç., 60 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale "Shkatërrimi i pronës", parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal.

Ditën e djeshme, gjatë zhvillimit së seancës plenare, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, këta shtetas (deputetë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë) kanë kryer veprime të dhunshme duke dëmtuar foltoren e Kuvendit, kanë thyer një karrike dhe kanë hedhur në drejtim të Kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar, sende të forta (pjesë të karriges së thyer). Gjithashtu kanë djegur disa karrige, në ambientet e jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Seanca e djeshme në Kuvend zgjati më pak se 20 minuta, ndërsa u shoqërua me akte dhune nga deputetët e opozitës. Opozita shkaktoi kaos e tensione, duke bllokuar fillimisht Foltoren. Pas kësaj, deputetët e opozitës dolën jashtë sallës së Kuvendit, duke nxjerrë në oborr edhe të gjitha karriget e tyre, të cilave iu vendosën flakën. Deputeti Flamur Noka shkuli një nga mikrofonat në Kuvend dhe ky veprim e detyroi kryeparlamentaren Spiropali që ta përjashtonte nga seanca. Noka paralajmëroi se e njëjta situatë do të jetë në çdo seancë plenare. /ZËRI 

8 MUAJ ME PARE

PD ‘dorëzon’ dhe Komisionin për Shëndetësinë, Ndreca merr drejtimin: Na vjen keq, por vazhdojmë mbledhjen

Dhuna në Kuvend, Policia kallëzon në SPAK 24 deputetë
Plarent ndreca

TIRANË- Partia Demokratike ka vendosur sot bojkotimin e të gjitha mbledhjeve të Komisioneve Parlamentare, përfshirë dhe Komisionin Hetimor për Sterilizimin dhe Check Up. Në mungesë të Albana Vokshit, në drejtimin e mbledhjes ka qenë deputeti socialist Plarent Ndeca, i cili tha se Komisioni do të vazhdojë nga puna, pavarësisht vendimmarrjes politike nga opozita.

“Sot është mbledhja e radhës e dakordësuar edhe me kryetaren e Komisionit, edhe me përfaqësuesit e opozitës, me vendimmarrje përkatëse nga Komisioni. Ky është zbatim i vendimit për thirrjen e dëshmitarëve.

Kemi detyrimin të vijojmë mbledhjen në respekt të vendimmarrjes që kemi marrë si Komision. Me keqardhje për mosprezencë të opozitës, por është vendimmarrje politike, as nuk na përket dhe as nuk duhet ti përkasë këtij komisioni”, u shpreh Ndreca në nisje të mbledhjes.

Në rendin e ditës së sotme të këtij Komisioni, është marrja në pyetje e tre mjekëve, të cilët kanë qenë pjesë e grupit të punës që ka hartua Check up-in. Nga ana e saj Partia Demokratike pretendon se mbledhja nuk duhet të vijojë, dhe çdo vendim që merret në këtë Komision është nul.  

Çfarë po ndodh me aksionin e opozitës

Një ditë pas akteve të dhunës në Kuvend, PS pritet të mbledhë sot Komisionin e Etikës, ku është kërkuar përjashtimi i 24 deputetëve të opozitës. PD nga ana e saj ka vendosur sot që të bojkotojë mbledhjen e komisioneve parlamentare, ndërsa në rendin e ditës janë 4 të tilla. Ministri i brendshëm Ervin Hoxha tha se policia dhe garda kanë kryer të gjitha veprimet proceduriale, dhe pamjet filmike do të dorëzohen në SPAK, pasi me aktet e tyre të dhunës deputetët e opozitës rrezikuan jetën e kolegëve. Sjellja e opozitës u dënua dhe nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, i cili bëri thirrje që situata të mos përshkallëzohet. Seanca e djeshme në Kuvend zgjati më pak se 20 minuta, ndërsa u shoqërua me akte dhune nga deputetët e opozitës. Opozita shkaktoi kaos e tensione, duke bllokuar fillimisht Foltoren. Pas kësaj, deputetët e opozitës dolën jashtë sallës së Kuvendit, duke nxjerrë në oborr edhe të gjitha karriget e tyre, të cilave iu vendosën flakën./ZËRI 

8 MUAJ ME PARE

Dhuna në Kuvend, Policia kallëzon në SPAK 24 deputetë të opozitës. Rrezikojnë dhe përjashtimin! SHBA: Thellësisht të shqetësuar

 

8 MUAJ ME PARE

Aksioni i opozitës në Kuvend, Gonzato: Është për të ardhur keq, nuk mund të shprehet pakënaqësia me dhunë

Dhuna në Kuvend, Policia kallëzon në SPAK 24 deputetë
Silvio Gonzato

TIRANË- Ambasadori i BE, Silvio Gonzato është shprehur i keqardhur nga aktet e dhunës që u shfaqën dje në sallën e Kuvendit, ndërsa bëri thirrje që deputetët të shmangin përshkallëzimin e situatës.

“Është për të ardhur keq që për një çështje tjetër disa përfaqësues të opozitës përdorën mënyra që ndërpresin mbarëvajtjen e jetës parlamentare në kuvend. Është për të ardhur keq. Për çfarëdo ideje që kemi nuk është kjo mënyra për ta shprehur mendimin.

Në një demokraci funksionale si Shqipëria pakënaqësitë duhet të shprehen në mënyrën e duhur e nuk duhet të përdoren dhunë apo dëmtime ndaj pronës për të shprehur mendimin, deputetët e kuvendit duhet të kenë mundësinë të përmbushin rolin e tyre në siguri të plotë”, u shpreh ambasadori i BE në Tiranë.

Seanca e djeshme në Kuvend zgjati më pak se 20 minuta, ndërsa u shoqërua me akte dhune nga deputetët e opozitës. Opozita shkaktoi kaos e tensione, duke bllokuar fillimisht Foltoren. Pas kësaj, deputetët e opozitës dolën jashtë sallës së Kuvendit, duke nxjerrë në oborr edhe të gjitha karriget e tyre, të cilave iu vendosën flakën. Deputeti Flamur Noka shkuli një nga mikrofonat në Kuvend dhe ky veprim e detyroi kryeparlamentaren Spiropali që ta përjashtonte nga seanca. Noka paralajmëroi se e njëjta situatë do të jetë në çdo seancë plenare. /ZËRI 

8 MUAJ ME PARE

Arrestimi i Salianjit dhe dhuna në Kuvend, opozita braktis mbledhjet e komisioneve parlamentare

Dhuna në Kuvend, Policia kallëzon në SPAK 24 deputetë
komisioni per politiken e jashtme

TIRANË- Një ditë pas akteve të dhunës në Kuvend, si shenjë proteste për arrestimin e deputetit Ervin Salianji, gjatë ditës së sotme opozita ka vendosur që të bojkotojë mbledhjen e të gjitha komisioneve parlamentare. Në axhendën e ditës së sotme në Kuvend parashikohej mbledhja e 4 komisioneve parlamentare, të cilat pritet që të vijojnë vetëm me deputetët e Partisë Socialiste.

Seanca e djeshme në Kuvend zgjati më pak se 20 minuta, ndërsa u shoqërua me akte dhune nga deputetët e opozitës. Opozita shkaktoi kaos e tensione, duke bllokuar fillimisht Foltoren. Pas kësaj, deputetët e opozitës dolën jashtë sallës së Kuvendit, duke nxjerrë në oborr edhe të gjitha karriget e tyre, të cilave iu vendosën flakën. Deputeti Flamur Noka shkuli një nga mikrofonat në Kuvend dhe ky veprim e detyroi kryeparlamentaren Spiropali që ta përjashtonte nga seanca. Noka paralajmëroi se e njëjta situatë do të jetë në çdo seancë plenare. 

Menjëherë pas seancës, deputetët e PS-së mblodhën firmat dhe kërkuan masa disiplinore për 24 nga kolegët e tyre në opozitë, ndërsa vendimi pritet që të merret në Komisionin e Etikës.

Përveç radikalizimit të qëndrimit në Kuvend, opozita ka lajmëruar një protestë mbarë kombëtare më 7 tetor në orën 18:00 që do të nisë para Kryeministrisë dhe do të shpërndahet në të gjitha rrugët e kryeqytetit, një pjesë e të cilave pritet që të bllokohen. /ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Aktet e dhunës së opozitës në Kuvend, ministri Hoxha: Pamjet do të dërgohen në SPAK

Dhuna në Kuvend, Policia kallëzon në SPAK 24 deputetë
tensionet ne kuvend

TIRANË- Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, ka reaguar në lidhje me aktet e dhunës së kryera dje në Kuvend nga deputetët e opozitës. Teksa rendit disa vepra penale, që sipas tij janë konsumuar nga deputetët e PD-së, Hoxha thotë se Policia e Shtetit dhe Garda kanë kryer të gjitha veprimet proceduriale, dhe se pamjet filmike do t’i dërgohen Prokurorisë së Posaçme. Sipas Hoxhës, deputetët e opozitës kanë kryer një sërë veprash penale, nga goditja për shkak të detyrës, te rrezikimi i jetës së kolegëve të tyre, duke i goditur me sende të forta.

POSTIMI I HOXHËS

Flakët e zjarrit, pasditen e djeshme, në dyert e Kuvendit të Shqipërisë, që është tempulli më i lartë i një sistemi demokratik, janë akt që përdhos ndjenjat e qytetarëve të këtij vendi. Kuvendi mbetet thelbi i shprehjes së vullnetit dhe besimit të votuesve, ndaj çdo akt vandalizmi brenda apo në dyert e tij, është absolutisht i papranueshëm dhe i ndëshkueshëm ligjërisht.

Pengimi i ushtrimit te funksioneve kushtetuese,

Heqja me dhune e te drejtes se fjales,

Goditja per shkak te detyres,

Rrezikimi i jetes se deputeteve duke i goditur me mjete te forta,

Shkaterrimi me zjarr i prones publike, ishin akte të rënda dhune dhe vandalizmi.

Në Parlament nuk vihet me shishe benzine, por për të ushtruar lirinë e të drejtës së fjalës mbi bazën e mandatit që merr nga zgjedhësit. 

Zjarrvënia, por dhe aktet e tjera të dhunës gjatë seancës parlamentare, ishin vendngjarje për organet ligjzbatuese.

Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës kanë kryer menjëherë të gjitha veprimet procedurale, duke administruar pamjet filmike dhe çdo element tjetër me interes për hetimin. Ngjarja do të referohet në përfundim të këtyre veprimeve, në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), për shkak të cilësive të veçanta, që kanë deputetët.

Seanca e djeshme në Kuvend zgjati më pak se 20 minuta, ndërsa u shoqërua me akte dhune nga deputetët e opozitës. Opozita shkaktoi kaos e tensione, duke bllokuar fillimisht Foltoren. Pas kësaj, deputetët e opozitës dolën jashtë sallës së Kuvendit, duke nxjerrë në oborr edhe të gjitha karriget e tyre, të cilave iu vendosën flakën. Deputeti Flamur Noka shkuli një nga mikrofonat në Kuvend dhe ky veprim e detyroi kryeparlamentaren Spiropali që ta përjashtonte nga seanca. Noka paralajmëroi se e njëjta situatë do të jetë në çdo seancë plenare. /ZËRI 

8 MUAJ ME PARE

Protesta e 7 Tetorit dhe zgjedhjet 2025, mblidhet Federata e Opozitës në selinë e PD-së

Dhuna në Kuvend, Policia kallëzon në SPAK 24 deputetë
federata e opozites

TIRANË- Një ditë pas radikalizimit të aksionit të tyre në Kuvend, dhe pak muaj nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Partia Demokratike njofton se sot në mesditë do të mblidhet Federata e Opozitës. Prej javësh aleatët kanë kërkuar qartësimin e qëndrimit të Partisë Demokratike në raport me koalicionet, dhe mënyrën se si do të shkohet në zgjedhjet e ardhshme.

Një prej aleatëve, Dashamir Shehi është shkëputur nga PD, dhe ka dalë në një konferencë të përbashkët me disa prej deputetëve që janë pjesë e grupit anti-Berisha si Enkelejd Alibeaj dhe Flutura Açka. Mbetet për t’u parë nëse në mbledhjen e sotme do të jenë të pranishëm të gjithë aleatët, ndërkohë që ende nuk dihet nëse Berisha do t’i drejtohet takimit përmes një videomesazhi. Në fokus të diskutimeve të Federatës së Opozitës do të jetë aksioni opozitar.

“Në ora 12:00, Federata e Opozitës do të zhvillojë takim me aleatët në selinë e PD”, thuhet në njoftim.

Partia Demokratike ka deklaruar ndërprerjen e marrëdhënieve institucionale me mazhorancën e kryeministrit Edi Rama, ndërsa një ditë më parë në shenjë revolte, deputetët e opozitës kanë djegur një pjesë të karrigeve në shkallët e Kuvendit.

Në 7 tetor, ora 18:00, PD ka thirrur një protestë në Tiranë, e cila pritet të nisë para godinës së kryeministrisë, por është paralajmëruar se grupe protestuesish do të bllokojnë akset rrugore, kryqëzimet apo arterie rrugësh, në një formë të mosbindjes civile. Aksioni i opozitës u përshpejtua pas arrestimit të deputetit Ervin Salianji, ndërsa prej kohësh Partia Demokratike, ka shpalosur kërkesën e saj për qeveri teknike, përpara zgjedhjeve që do të mbahen në Maj të vitit të ardhshëm.

8 MUAJ ME PARE

Gazment Bardhi lëndohet vetë pas trazirave në Kuvend, përfundon në spital

Dhuna në Kuvend, Policia kallëzon në SPAK 24 deputetë
momentet e tensionit ne kuvend

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi, ka mbetue i lënduar gjatë trazirave që ndodhën pasditen e djeshme në sallën e Kuvendit. Mësohet se Bardhi ka lënduar këmbën, gjatë momentit të rrëzimit të foltores, dhe për këtë i është dashur që të marrë trajtim në spital. Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela.

I ftuar në emisionin “Open”, Lela sqaroi se Bardhi ka marrë plagë në këmbë, pasi i ka rënë foltorja dhe aktualisht ndodhet në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Alfred Lela: Është lënduar në këmbë, i ka rënë foltorja kur e kanë tërhequr për ta rrëzuar. I ka dëmtuar këmbën dhe po merr ndihmën dhe nuk ishte në gjendje të mundshme. I urojmë shërim të shpejte.

Gjatë seancës së ditës së djeshme, Bardhi qëlloi me këmbën e karriges në drejtim të kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali. Për aktet e dhunës, si dhe për djegien e karrigeve në ambientet e jashtme të Kuvendit, mazhoranca ka kërkuar përjashtimin e 24 deputetëve të opozitës nga seancat e ardhshme plenare, përfshirë dhe vetë Bardhin.

Lista: Gazmend Bardhi, Flamur Noka,  Bledion Nallbati, Edi Paloka, Saimir Korreshi, Lefter Gështenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa,  Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho. /ZËRI 

8 MUAJ ME PARE

Kaosi në Kuvend/ Rama nxjerr videon e djegies së karrigeve: Politika mes përpjekjes për t’u ngjitur në Europën

Dhuna në Kuvend, Policia kallëzon në SPAK 24 deputetë
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me situatën e krijuar ditën e sotme në Parlament, duke publikuar pamjen e djegies së karrigeve të Kuvendit në oborrin e tij. Rama ironizoi deputetët e opozitës, duke thënë se ato tregojnë “politikën mes përpjekjes për t’u ngjitur në Europën e bashkuar dhe mes zjarrvënies për t’u kthyer në gropën e shkuar”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Opozita ka nisur sot aksionin e paralajmëruar duke bojkotuar fillimisht Komisionet dhe më pas foltoren e Kuvendit. Deputetët e Partisë Demokratike në mbështetje të Salianjit krijuan kaos në Kuvend, ku në shenjë proteste nxorrën karriget jashtë dhe iu vendosën flakën. Si pasojë e trazirave në Kuvend, seanca e sotme zgjati vetëm 15 minuta. Nga deputetët e opozitës, i vetmi që u ndëshkua me përjashtim ishte sekretari i Përgjithsëm i PD-së, Flamur Noka, i cili shkuli mikrofonat në sallë./ZËRI

Poll

MOS HUMB