Politikë

"Do kërkojmë Komision Hetimor për AKSHI-n", NokaL: Kemi kërkuar edhe për pastrimin e parave në ndërtim...

Noka theksoi se rrezikohet siguria kombëtare, e cila sipas tij, ndodhet në duart e karteleve dhe krimit të organizuar. 

zh.ll
"Do kërkojmë Komision Hetimor për AKSHI-n", NokaL: Kemi
flamur noka

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka drejtuar sërish akuza të forta ndaj qeverisë, duke e bërë fajtoren kryesore të zhvillimeve të fundit të politikës dhe drejtësisë. Në një intervistë televizive për Syri Tv, Noka deklaroi se opozita do të kërkojnë ngirtjen e Komisionit Jetimor edhe për AKSHI. Noka theksoi se rrezikohet siguria kombëtare, e cila sipas tij, ndodhet në duart e karteleve dhe krimit të organizuar. 

"Kullat dhe ndërtimet, po t;u hysh thellë thellë do të gjesh se ka para në të zezë dhe ju garantoj që në disa prej tyre do të gjeni kartele. shikoni të famshmit investitorë strategjikë. Ça kanë mbrapa, par krimi dhe korrupsioni, para droge. Këtu zëri i vetëm është droga dhe vetëm droga...Do kërkojmë komision hetimor edhe për AKSHI-n, sepse siguria kombëtare është në duart e karteleve dhe krimit të organizuar. Edhe për pastrimin e parave ne kemi kërkuar", tha Noka.

Më herët, Partia Demokratike, kërkoi edhe ngritjen e një Komisionit të ri Hetimor për pastrimin e parave, duke e konsideruar si të domosdoshëm./ZËRI

Poll

MOS HUMB