Politikë

Pas dorëheqjes së Ermal Dredhës, Elis Halili zgjidhet kryetari i ri i Bashkisë së Vlorës

Në mbledhje diskutohet zëvendësimi i kryetarit të dorëhequr, me një nga nën kryetarët: Klea Lalo, Irena Toshkallari dhe Elis Halili.

zh.ll
Pas dorëheqjes së Ermal Dredhës, Elis Halili zgjidhet kryetari i
Mblodhet Këshilli Bashkiak i Vlorës

VLORË- Këshilli Bashkiak i Vlorës është mbledhur këtë të hënë, ku kanë komanduar Elis Halilin për të mbajtur detyrën e kryebashkiakut të Vlorës deri në zgjedhje pas dorëheqjes së Ermal Dredhës.

Ndërkohë që përgjatë kësaj mbledhje ka pasur dhe përplasje mes demokratëve dhe socialistëve. Këshilltarët opozitarë kërkuan praninë e Dredhës në mbledhje dhe për të sqaruar mirë arsyet që e çuan drejt dorëheqjes.

Kreu i PD dega Vlorë, Atird Hoxha kundërshtoi, pasi Ervis Mocka, kryetari i këshillit të qarkut, mori fjalën dhe propozoi emrin e Halilit. Ai tha se, që ky proces të jetë i drejtë, duhet që çdo gjë të shkojë sipas rregullores. “Ju lutem sekretar, bëni gati fletët e votimit”. Ndërkohë, Mocka nga ana tjetër, i është përgjigjur: “Doni apo nuk doni ju, ne do ta zgjedhim me shumicë votash”.

Zgjedhja e nënkryetarit i cili do të kryejë funkdionet e kreut të bashkisë vjen pasi, Ermal Dredha dha dorëheqjen si kryebashkiak i Vlorës. Ermal Dredha, i cili drejtonte Vlorën që prej muajit korrik 2022, dha dorëheqjen nga detyra e kryebashkiakut më datë 10 shtator. Në letrën e tij të dorëheqjes, Dredha argumentoi dorëzimin e detyrës si një akt reflektimi dhe përgjegjësie, dhe se po lagohet me dinjitet për “t’i hapur rrugë energjive dhe ideve të reja”./ZËRI

Poll

MOS HUMB