Politikë

Dosja “Partizani”, SPAK çon për gjykim Berishën e Malltezin, ja sa vite burg rrezikojnë

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbylli dje hetimet lidhur me çështjen e ish-kompleksit "Partizani".

I.F
Dosja “Partizani”, SPAK çon për gjykim Berishën e
Sali Berisha

TIRANË- Gjyqtarja Flojera Davidhi është përcaktuar me short për të vendosur për Dosjen “Partizani”, ku janë marrë të pandehur kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, të cilët akuzohen për "korrupsion pasiv"të kryer në bashkëpunim. Nëse Berisha shpallet fajtor ai mund të dënohet nga 4 deri në 12 vite burg për veprën penale “Korrupsion pasiv”, ndërsa për dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, i cili po hetohet edhe për pastrim parash, masa e dënimit mund të variojë nga 5-15 vite heqje lirie.

Dosja “Partizani”, SPAK çon për gjykim Berishën e

Dosja “Partizani”, SPAK çon për gjykim Berishën e

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbylli dje hetimet lidhur me çështjen e ish-kompleksit "Partizani". Kështu, dy hetuesit Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai dorëzuan tashmë të përmbyllur dosjen në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bashkë me kryedemokratin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, akuzë penale është ngritur për dy biznesmenët Fatmir Bektashi e Xhimi Begeja, si edhe noteren Andia Pustina.

Hetimet për dosjen Partizani kanë nisur në vitin 2020, dhe në aktakuzën e SPAK, dy prokurorët Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai e akuzojnë ish-kryeministrin Berisha për veprën penale të "korrupsionit pasiv" të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim. Sipas SPAK, Berisha ka ndryshuar ligje, dhe ka ushtruar presion mbi vartësit e tij, në mënyrë që ish-kompleksi Partizani t'iu kthehej pronarëve, në mesin e të cilëve do të përfitonte dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. Ndërsa ky i fundit, akuzohet për “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë” dhe per “pastrim parash”.

Në dosjen e SPAK thuhej se dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi është bërë përfaqësues i familjeve që rezultonin pronare të tokës ku ndodhej ish-kompleksi Partizani, përmes prokurave, në të cilat premtohej se do të arrinin objektivat nëse vendosnin vendosur në dispozicion 3-5% të pasurisë së tyre. E gjitha është bërë në bashkëpunim me biznesmenin Fatmir Bektashi, që është vënë zyrtarisht nën akuzë nga SPAK për pastrim parash.

Berisha dhe Malltezi ndodhen nën masën e sigurisë arrest shtëpie, që prej tetorit të vitit të kaluar. Fillimisht për Berishën u dha masa e sigurimit detyrim paraqitje, por pas refuzimit të tij për t’u paraqitur para policisë gjyqësore, GJKKO vendosi ashpërsimin e masës në arrest shtëpie, në muajin dhjetor. Ndërsa, ndryshe nga Berisha, për dhëndrin e tij u zbut masa e sigurisë, nga "arrest me burg", edhe Malltezi u la që të priste mbylljen e hetimeve në banesën e tij.

Treshes që akuzuar që në nisje të hetimeve, më 25 shtator iu bashkuan edhe Andja Pustina dhe Xhimi Begeja. Ky i fundit, një nga trashëgimtarët e tokës ku është ndërtuar kompleksi i pallateve, akuzohet për “pastrim parash”. Për të njëjtën vepër penale do të përgjigjet edhe pustina. Ajo ishte e besuara në biznesin “Home Plan”, e krijuar me një marrëveshje verbale mes Bektashit, Malltezit dhe Begeajt. Pustina përgatiste dokumentacionin, qoftë në aspektin juridik ashtu edhe financiare për kompaninë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB